Lidhje


Hetoi Jeffrey Epstein dhe Diddy, shkarkohet papritur prokurorja federale

Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka shkarkuar nga detyra prokuroren federale veterane Maurene Comey, e cila ka punuar në çështje me profil të lartë, përfshirë ato kundër abuzuesit seksual Jeffrey Epstein, bashkëpunëtores së tij Ghislaine Maxwell, dhe reperit të njohur Sean “Diddy” Combs.

 

Lajmi për largimin e saj nga Zyra e Prokurorisë në Distriktin Jugor të Nju-Jorkut është konfirmuar për CBS nga burime të besueshme, por arsyet e shkarkimit të saj nuk janë bërë ende të qarta. Sipas burimeve të afërta me çështjen, ajo nuk ka marrë asnjë shpjegim zyrtar për vendimin, shkruan A2 CNN.

Read more ...


Dëshmia në kongresin e SHBA: Rama dhe Soros përdorën USAID për kapjen e drejtësisë

Një tjetër dëshmi e fortë është bërë në Kongresin e SHBA për kapjen e drejtësisë nga Edi Rama përmes fondeve të taksapaguesve amerikanë. Një ditë më parë, Nënkomisioni për Mbikëqyrje i Dhomës së Përfaqësuesve zhvilloi një seancë dëgjimore me titull “Si rrjetet jofitimprurëse të majta shfrytëzojnë paratë federale të taksave për të avancuar një agjendë radikale”.

 

Në seancë, kongresmenët dëgjuan se si organizata të majta kanë përfituar nga fondet federale për të mbështetur kauza të tyre radikale. Veçanërisht, seanca u përqendrua tek mënyra se si grantet federale nga Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe Departamenti i Drejtësisë janë përdorur nga këto organizata për të financuar nisma që konsiderohen në kundërshtim me interesat kombëtare të qytetarëve amerikanë.

Read more ...


Fajon: Izraeli po shkel të drejtën ndërkombëtare, Ljubljana po shqyrton masa të pavarura

“Bashkimi Evropian duhet të përdorë të gjitha mekanizmat që ka për të ndaluar dhunën ndaj civilëve” tha ministrja e Jashtme e Sllovenisë.

Sllovenia vlerëson se Izraeli po shkel të drejtën ndërkombëtare dhe atë humanitare, dhe nëse Bashkimi Evropian nuk arrin një marrëveshje për masa të përbashkëta, do të shqyrtojë të veprojë në mënyrë të pavarur, deklaroi ministrja e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon, para mbledhjes së sotme të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së në Bruksel.

 

“Masakrat në Gaza po vazhdojnë. Që nga mbledhja e fundit kemi qindra viktima të reja civile, përfshirë edhe ata që janë vrarë gjatë shpërndarjes së ndihmës humanitare. Ky vrasje e tmerrshme duhet të ndalet,” tha Fajon, duke theksuar se qëndrimi i Sllovenisë mbetet i qartë: “Bashkimi Evropian duhet të përdorë të gjitha mekanizmat që ka për të ndaluar dhunën ndaj civilëve.”

Ajo theksoi se Izraeli po shkel nenin 2 të Marrëveshjes së Asociimit me BE-në, i cili ka të bëjë me respektimin e të drejtave të njeriut, dhe se sipas Konventës për Gjenocidin, të gjitha shtetet kanë përgjegjësi të barabartë për të parandaluar vrasje të mëtejshme.

 

Në një deklaratë për RTV SLO, Fajon tha se vendi i saj mbështet të gjitha opsionet që janë aktualisht në tryezë, përfshirë pezullimin e Marrëveshjes së Asociimit, sanksionet tregtare, embargon ndaj armëve dhe ashpërsimin e sanksioneve ndaj kolonëve izraelitë dhe ministrave që mbështesin dhunën.

“Sigurisht, gjithçka me qëllim që sa më shpejt të arrihet një armëpushim, të ndalet dhuna dhe të hapen negociata serioze për zgjidhjen me dy shtete,” shtoi ajo.

Megjithatë, ministrja nuk është e bindur se mbledhja e sotme do të sjellë vendime konkrete.

 

“Diskutimi i sotëm nuk do të jetë i lehtë dhe është e mundur që të mos arrijmë asnjë përfundim, gjë që është frika jonë më e madhe. Nëse kjo ndodh, Sllovenia do të shqyrtojë se si të veprojë e vetme,” tha ajo dhe shtoi:

“Siç mund të vlerësoj për momentin, nuk do të ketë vullnet të mjaftueshëm politik (në nivel të BE-së). Megjithatë, ne mbështesim përpjekjet e shefes së diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, në lidhje me marrëveshjen e paralajmëruar humanitare, por ende jemi në pritje të detajeve për mënyrën se si do të funksionojë konkretisht. Çdo ditë kemi viktima të reja civile, është e vështirë të jesh optimist.”

 

Nëse BE-ja nuk arrin konsensus, Sllovenia është e gatshme të veprojë e vetme.

“Jemi tashmë duke shqyrtuar masa të mundshme në nivel kombëtar, përfshirë sanksionet tregtare dhe instrumente të tjera. Të gjitha institucionet kompetente janë duke punuar për këtë. Por, së pari do të presim rezultatin e takimit të sotëm. Për ne është e qartë – BE-ja ka detyrimin të veprojë, dhe Sllovenia do të mbështesë të gjitha masat në dispozicion,” përfundoi Fajon.


Eurostat: Shqipëria kryesoi Europën për emigracion neto negativ më 2024

Shqipëria kryesoi Europën në vitin 2024 për normat më të larta të migracionit neto negativ (kthimet minus ikjet) me -12.1 banorë të larguar nga vendi për 1000 banorë në vitin 2024, nga -11.7 që ishte ky tregues në vitin 2022.
 
Emigrimi neto jo vetëm që nuk po përmirësohet, por fenomeni është bërë kronik dhe po thellohet në mënyrë të qëndrueshme. (shiko tabelën e mëposhtme).
 

Të dhënat e Eurostat tregojnë se për çdo 1000 banorë vitin e kaluar mbi 12 janë larguar nga vendi një normë shumë herë më e lartë se vendet e tjera të Rajonit dhe Europës Lindore ku në shumicën prej tyre me 2024 kthimet në shtëpi janë më ta larta se ikjet.

Në pjesën më të madhe të Bashkimit Europian ka rënie të emigracionit pas vitit të jashtëzakonshëm 2022, kur lufta në Ukrainë dhe lirimi i kufizimeve pandemike sollën flukse të larta lëvizjeje, por në Shqipëri tendenca është krejt e kundërt. Emigrimi nuk po ndalet dhe duket se nuk ka asnjë ngadalësim real.

Rezultatet tregojnë se në shumicën e vendeve te Ballkanit kthimet janë më të larta se ikjet në 2024. Në Bosnjë emigracioni neto ishte 0.1% më 2024, nga një trend negativ në vitet e shkuara. Bilanci i migracionit neto u kthye pozitiv ishe ne Maqedoninë e Veriut , +0.3 më 2024 nga negativ që ishte në vitet e shkuara. Gjithashtu në Serbi ka tendenca pozitive pasi ikjet me kthimet u barazuan me 2024, nga një bilanc negativ që ishte në të shkuarën.

Read more ...


Turqia dënon ndërhyrjen ushtarake izraelite në Sirinë jugore, bën thirrje për ndalimin e menjëhershme të sulmeve

Turqia ka dënuar ndërhyrjen ushtarake të Izraelit në zhvillimet e fundit në Sirinë jugore, duke kërkuar që sulmet të ndalen urgjentisht, transmeton Anadolu.

 

“Ne dënojmë përdorimin e forcës ushtarake nga Izraeli për të ndërhyrë në zhvillimet e fundit në jug të Sirisë dhe theksojmë se këto sulme duhet të ndalen menjëherë”, tha Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë.

 

Ministria theksoi se ruajtja e stabilitetit dhe sigurisë në Siri i sjell dobi kryesisht popullit sirian, së bashku me vendet fqinje dhe rajonin më të gjerë.

 

“Prandaj, hapat e ndërmarra nga qeveria siriane për të vendosur sigurinë në të gjithë vendin dhe për të forcuar praninë e saj duhet të mbështeten”, shtoi ajo.

XS
SM
MD
LG