Lidhje


Misteri i vrasjes së Tupac-ut: Pas tri dekadash, juria jep përgjigjen

 

Duane “Keffe D” Davis është shpallur fajtor për vrasje të shkallës së parë në çështjen e vrasjes së reperit Tupac Shakur, duke sjellë një zhvillim historik në një nga dosjet kriminale më të famshme të kulturës amerikane. Vendimi vjen afro tri dekada pasi Shakur u qëllua në Las Vegas në shtator të vitit 1996 dhe ndërroi jetë disa ditë më vonë.

Read more ...


Nga sot, transporti publik nis me 20–30% më pak autobusë

Nga sot, 1 shtator 2026, transporti publik urban dhe interurban pritet të reduktojë me rreth 20–30% numrin e autobusëve në qarkullim, për shkak të kostove të larta të operimit dhe rritjes së çmimit të karburantit. Operatorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga qeveria dhe Bashkia e Tiranës, duke kërkuar vijimin e subvencionimit me 50 lekë për litër naftë.

 
 

Shoqatat e transportit paralajmërojnë se reduktimi i flotës do të sjellë ulje të frekuencës së autobusëve, intervale më të gjata në stacione dhe mbingarkesë të mjeteve që do të vijojnë shërbimin. Sipas tyre, masa nuk është një zgjedhje, por pasojë e pamundësisë financiare për të operuar me kapacitet të plotë, ndërsa operatorët thonë se kanë bërë përpjekje për të garantuar vazhdimësinë e shërbimit.

 

Prej muajit maj, shoqatat kanë përsëritur shqetësimin për rritjen e kostove dhe pamundësinë për t’i përballuar ato pa mbështetje shtesë. Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas e ka ngritur sërish këtë çështje gjatë muajit gusht, duke paralajmëruar reduktimin e mjeteve nëse nuk gjendet një zgjidhje. Nëse nuk do të ketë një ndërhyrje të shpejtë, qytetarët pritet të përballen me pritje më të gjata dhe mbingarkesë, veçanërisht gjatë orareve të pikut.


Kryeministri hungarez: BE-ja po përballet me krizë lidershipi, duhet të vendosë nëse do të “mbijetojë apo të fitojë

Kryeministri hungarez Péter Magyar ka deklaruar se Bashkimi Evropian po përballet me një krizë lidershipi politik dhe duhet të marrë vendime të rëndësishme për të ardhmen e tij, në mënyrë që jo vetëm të mbijetojë, por edhe të rrisë konkurrueshmërinë.

Duke folur në Forumin Strategjik të Bledit, në një panel me liderë të rajonit, Magyar kritikoi burokracinë e BE-së, duke thënë se ajo po pengon nismat dhe vendimmarrjen politike.

 

 

“Për të qenë i sinqertë, në Bashkimin Evropian mungon lidershipi politik”, deklaroi ai, duke argumentuar se fokusi i tepërt te çështjet institucionale po e largon bllokun nga sfidat reale.

Magyar paralajmëroi se ndërsa BE-ja merret me çështjet e brendshme, Kina po përgatitet të investojë në centrale bërthamore dhe fabrika automobilistike në Evropë.

“Duhet të vendosim nëse Bashkimi Evropian dëshiron vetëm të mbijetojë apo të fitojë”, tha kryeministri hungarez, duke bërë thirrje për ndryshim në mënyrën se si funksionon blloku.

 

 

Ai kritikoi gjithashtu gjobën ditore të BE-së ndaj Hungarisë për çështjen e migracionit. Në vitin 2024, Hungarisë iu vendos një gjobë prej 200 milionë eurosh, e shoqëruar me një pagesë ditore, për moszbatimin e një vendimi të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë lidhur me të drejtat e azilkërkuesve.

Sipas Magyar, Hungaria po paguan 1 milion euro në ditë, ndërsa përballet me presion financiar edhe për shkak të masave të saj për mbrojtjen e kufijve. Ai e cilësoi situatën si të padrejtë dhe tha se çështja duhet të zgjidhet.

Magyar, i cili i përket së njëjtës Parti Popullore Evropiane të qendrës së djathtë si presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kërkoi një qasje më pragmatike dhe më të fokusuar te interesat dhe konkurrueshmëria e Evropës.

XS
SM
MD
LG