Erdogani thirrje OKB-së: Të ndërhyet me forcë nëse I*zraeli nuk ndalon sulmet në Gaza
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar dje (30 shtator) se Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara duhet të rekomandojë përdorimin e forcës, në përputhje me një rezolutë të miratuar në vitin 1950, nëse Këshilli i Sigurimit i OKB-së nuk arrin të ndalojë sulmet e Izraelit në Gaza. dhe Libanit. “Komuniteti ndërkombëtar nuk mund të qëndrojë më i heshtur ndaj banditizmit të Izraelit që i ka vënë flakën të gjithë rajonit.
Jordania përsërit "mbështetjen e saj absolute" për Libanin kundër sulmeve të Izraelit
Ministri i Jashtëm i Jordanisë, Ayman Safadi theksoi edhe njëherë "mbështetjen absolute" të vendit të tij për Libanin kundër sulmeve të Izraelit, transmeton Anadolu. Në një deklaratë nga Ministria e Jashtme jordaneze thuhet se Safadi zhvilloi bisedë telefonike me kryeministrin e Libanit, Najib Mikati.
Në deklaratë thuhet se Safadi "përsëriti mbështetjen absolute të Jordanisë për Libanin, sigurinë, stabilitetin, sovranitetin dhe sigurinë e qytetarëve të tij dhe se kundërshton sulmet e Izraelit kundër Libanit". Safadi përcolli direktivat e mbretit Abdullah II të Jordanisë për të siguruar të gjithë ndihmën e mundshme për Libanin në luftimin me pasojat e luftës dhe për të mbështetur përpjekjet për të arritur në mënyrë urgjente armëpushim.
Gjermania dërgon avion ushtarak për të evakuuar qytetarët e saj nga Libani
Gjermania ka dërguar një avion ushtarak në Liban sot për të rikthyer disa nga qytetarët e saj në mes të tensioneve të përshkallëzuara në rajon, transmeton Anadolu.Në një deklaratë, Ministria e Jashtme tha se një aeroplan transporti ushtarak A321 do të evakuojë anëtarët e familjeve të stafit diplomatik, personelin jothelbësor dhe shtetas gjermanë me probleme mjekësore.
Ministria përsëriti këshillimin e saj duke u kërkuar të gjithë qytetarëve gjermanë të largohen nga Libani dhe tha se ambasada e saj në Bejrut do të ofrojë ndihmë për ata që dëshirojnë të largohen nga vendi në ditët në vijim nëpërmjet fluturimeve komerciale ose mjeteve të tjera.
Zgjerim i konfliktit?/Automjetet ushtarake izraelite lëvizin drejt kufirit libanez
Automjetet ushtarake izraelite kanë nisur të lëvizin drejt kufirit libanez në kuadër të sulmeve të paralajmëruara tokësore, transmeton Anadolu. Sipas informacioneve që korrespondenti i Anadolus ka marrë nga dëshmitarët okularë, janë dëgjuar zhurmat e automjeteve ushtarake duke lëvizur drejt qytezës Abel al-Kamh, përballë rajonit kufitar al-Vezzani në jug të Libanit, ku ushtria izraelite filloi bombardimet me artileri.
Më herët, ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant tha se faza e ardhshme e luftës kundër grupit libanez do të “fillojë së shpejti”, në vazhdën e raportimeve për një ofensivë tokësore. Që nga 23 shtatori, Izraeli ka kryer sulme masive ajrore kundër atyre që i quan objektiva të Hezbollahut në gjithë Libanin, duke vrarë më shumë se 960 njerëz dhe duke plagosur mbi 2.770 të tjerë, sipas Ministrisë libaneze të Shëndetësisë.
Frikë se mos pëson fatin e Nasrallahut, fshihet udhëheqësi suprem i Iranit
Udhëheqësi suprem Ayatollah Ali Khamenei është dërguar në një vend të sigurt brenda Iranit në mes të sigurisë së shtuar, thanë burimet për Reuters, një ditë pasi Izraeli vrau kreun e grupit libanez Hezbollah të mbështetur nga Irani në një sulm në Bejrut.
Lëvizja për të mbrojtur vendimmarrësin kryesor të Iranit është shfaqja e fundit e nervozizmit nga autoritetet iraniane pasi Izraeli nisi një seri sulmesh shkatërruese ndaj Hezbollahut, i cili është aleati më i mirë më i armatosur dhe më i pajisur nga Irani në rajon.