Lidhje


Çështja “Epstein”, thirret në gjyq çifti Clinton! Zbulohet “strofulla e o.rgjive”

Jeffrey Epstein mori letra urimi nga disa prej miqve të tij më të afërt me rastin e ditëlindjes së tij të 63-të, në janar të vitit 2016. Shumica prej tyre ndanin kujtime nga darkat luksoze që ai organizonte rregullisht në rezidencën e tij në Manhattan. Ish-kryeministri izraelit Ehud Barak dhe bashkëshortja e tij e përshkruan Epsteinin si një njeri me kuriozitet pa kufij, që dinte gjithçka për të gjithë. Manjati i medias Mortimer Zuckerman përmendi se darkat përfshinin ushqime që supozohej se përmirësonin performancën seksuale të Epstein. Regjisori Woody Allen i krahasoi ato me skena nga kështjella e Drakulës, megjithëse rezidenca 7-katëshe në fakt ishte një qendër ndikimi për të pasurit dhe të fuqishmit.

Read more ...


Uria që Izraeli imponon në Gaza kërcënon jetën e vajzës 6-vjeçare

Uria që Izraeli imponon në Rripin e Gazës vazhdon të kërcënojë jetët e fëmijëve palestinezë, raporton Anadolu.

Misk al-Medhun, një vajzë 6-vjeçare që jeton në lagjen Sheikh Radwan në qytetin e Gazës, po vuan nga atrofia cerebrale dhe kequshqyerja për shkak të urisë dhe ndodhet nën kërcënimin e jetës së saj.

 

Misk, e cila ka rënë deri në 4 kilogramë për shkak të kequshqyerjes, është në rrezik serioz për vdekje.

Që nga 7 tetori 2023, 147 persona, përfshirë 88 fëmijë, kanë vdekur nga uria në Rripin e Gazës, ku Izraeli imponon uri.

 

– Sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës

Pas armëpushimit në Rripin e Gazës që hyri në fuqi më 19 janar, ushtria izraelite rifilloi sulmet e saj të ashpra në mëngjesin e 18 marsit. Të paktën 60.138 palestinezë janë vrarë dhe 146.269 janë plagosur në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023.

Në sulmet që Izraeli ka ndërmarrë që nga 18 marsi kur shkeli armëpushimin e deri më tani, në Gaza janë vrarë 8.970 persona dhe janë plagosur 34.228 të tjerë.

 

Është rritur në 1.239 numri i personave të vrarë dhe në 8.152 numri i të plagosurve si pasojë e sulmeve sistematike që shënjestrojnë palestinezët në zonat e shpërndarjes të krijuara që nga 27 maji nën maskën e ndihmës humanitare nga “Fondacioni Humanitar i Ndihmës për Gazën” i udhëhequr nga Izraeli dhe SHBA-ja.


Vrau katër persona në Manhattan, zbulohet arsyeja përse ndodhi masakra në New York

Një burrë i armatosur vrau katër persona në një kullë zyrash në Midtown Manhattan përpara se të vetëvritej, në një ngjarje tronditëse që ka ngritur pyetje të reja mbi ndikimin e sporteve të kontaktit në shëndetin mendor.

Sipas autoriteteve, autori është identifikuar si Shane Tamura, 27 vjeç, banor i Las Vegasit, me një histori problemesh të shëndetit mendor. Ai qëlloi për vdekje dy oficerë sigurie dhe dy punonjës të zyrave në ndërtesën në Park Avenue, përpara se të qëllonte veten në katin e 33-të të godinës.

 

 

Kryebashkiaku i New York-ut, Eric Adams, deklaroi se në portofolin e Tamurës u gjet një shënim ku ai fajësonte Ligën Kombëtare të Futbollit Amerikan (NFL) për një sëmundje të trurit nga e cila pretendonte se vuante.

“Shënimi aludonte se ai mendonte se kishte CTE – një formë encefalopatie traumatike kronike, e njohur për ata që marrin pjesë në sporte me kontakt. Ai dukej se fajësonte NFL-në për gjendjen e tij”, tha Adams për CBS Neës.

 

 

CTE është një sëmundje e rëndë degjenerative e trurit, e lidhur me goditjet e përsëritura në kokë, veçanërisht në sporte si futbolli amerikan. Ajo shoqërohet me simptoma si agresiviteti, depresioni dhe demenca. Deri më sot, nuk ekziston një trajtim i njohur për këtë gjendje.

Tamura nuk ka qenë kurrë pjesë e NFL-së, por të dhënat online tregojnë se ai kishte luajtur futboll amerikan në shkollë të mesme në Kaliforni dhe ishte pjesë e ekipit të parë të një shkolle charter në Los Angeles deri në vitin 2016. Sipas raportimeve të Bloomberg Neës, në shënimin e lënë, ai shkruante se karriera e tij në futboll u ndërpre për shkak të një dëmtimi të trurit dhe kritikonte NFL-në për mospërgjegjësi në trajtimin e çështjes së CTE-së.

 

 

Ndërtesa ku ndodhi sulmi është pronë e kompanisë “Rudin Management”, dhe ndodhet në të njëjtin rrokaqiell ku ndodhet edhe selia e NFL-së, por hetuesit dyshojnë se Tamura mund të ketë hyrë në zonën e gabuar të ndërtesës, duke përfunduar në zyrat e kompanisë së pasurive të paluajtshme, ku ndodhi një prej vrasjeve.

NFL ka qenë më parë në qendër të kritikave për mënyrën se si ka trajtuar çështjet e dëmtimeve të trurit tek lojtarët. Liga ka paguar më shumë se 1 miliard dollarë në kompensime për mijëra lojtarë të pensionuar që kanë pësuar pasoja të rënda shëndetësore pas përfundimit të karrierës.

Hetimet për motivet dhe rrethanat e ngjarjes tragjike vijojnë.


Arabia Saudite thotë se nuk ka normalizim me Izraelin pa krijuar shtetin Palestinez

“Dhënia e të drejtave të tyre legjitime palestinezëve është porta e vërtetë për arritjen e paqes në rajon”, tha ministri i Jashtëm saudit.

 

Arabia Saudite riafirmoi angazhimin e saj për një zgjidhje me dy shtete si gurthemelin e paqes në Lindjen e Mesme, duke bërë thirrje për veprime urgjente ndërkombëtare për t’i dhënë fund pushtimit izraelit prej dekadash dhe për të ndaluar katastrofën humanitare që po përkeqësohet në Rripin e Gazës.

Read more ...


Putin diskuton me Netanyahun tensionet në Lindjen e Mesme

Në telefonatën me kryeministrin izraelit, presidenti rus ka theksuar rëndësinë e mbështetjes së unitetit, sovranitetit dhe integritetit territorial të Sirisë.

 

Presidenti rus Vladimir Putin diskutoi sot në telefon tensionet në Lindjen e Mesme me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, tha Kremlini në një deklaratë, transmeton Anadolu.

 

Pala ruse përsëriti mbështetjen e saj të palëkundur për zgjidhjen e problemeve dhe konflikteve që lindin në rajon vetëm me mjete paqësore, thuhet në deklaratë.

 

Putin ka theksuar rëndësinë e mbështetjes së unitetit, sovranitetit dhe integritetit territorial të Sirisë, duke adresuar nevojën për të përforcuar stabilitetin e brendshëm politik të vendit duke respektuar të drejtat dhe interesat legjitime të të gjitha pakicave.

 

Të dyja palët kanë diskutuar gjithashtu përshkallëzimin e fundit midis Izraelit dhe Iranit, me Putinin që ka shprehur gatishmërinë e tij për të ndërmjetësuar një zgjidhje të negociuar në lidhje me programin bërthamor të Iranit.

XS
SM
MD
LG