Lidhje


A po e përdor Netaniahu sëmundjen si alibi për ti shpëtuar gjyqit për korrupsion ndaj tij?

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu nuk do të marrë pjesë në procesin gjyqësor ndaj tij për korrupsion për shkak të një helmimi nga ushqimi.  Më herët ishte bërë e ditur se Netanyahu nuk do të merrte pjesë në mbledhjen javore të qeverisë, ndërsa sipas raportimit të Ynet, dëshmia e tij në procesin gjyqësor, e cila ishte planifikuar për nesër dhe të martën, është anuluar për shkak të gjendjes shëndetësore.

 

Gjykatësit kishin pranuar më 29 qershor të shtynin seancat për arsye diplomatike, pas një kërkese të paraqitur nga Netanyahu dhe të mbështetur nga presidenti amerikan Donald Trump.

Read more ...


Franca, Britania dhe Japonia përshëndesin armëpushimin në Suwayda të Sirisë

Presidenti i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, ka shpallur një armëpushim në provincën jugore Suwayda, pas disa ditësh përleshjesh të përgjakshme mes grupeve druze dhe beduine, të cilat u përkeqësuan nga ndërhyrja ushtarake izraelite.

 

Shumë vende në mbarë botën kanë mirëpritur këtë njoftim, i cili vjen pas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga SHBA për të shmangur sulme të mëtejshme izraelite.

Read more ...


Lideri druz në Liban kërkon ndërmjetësim arab e turk për paqe në Suwayda

Lideri shpirtëror i komunitetit druzë në Liban, Sheikh Sami Abil-Mona, ka kërkuar sponsorizim urgjent nga arabët dhe turqit të bisedimeve gjithëpërfshirëse brenda-siriane për të ndaluar dhunën në rritje në provincën jugore siriane Suwayda dhe për të ndaluar ndarjen e mëtejshëm të vendit.

 

Duke folur për Anadolu, Abil-Mona theksoi se dialogu është e “vetmja rrugë e qëndrueshme për të shmangur gjakderdhjen dhe përçarjen e mëtejshme” në Suwayda dhe në Siri në përgjithësi.

Read more ...


Papa Leoni bën thirrje për "armëpushim të menjëhershëm" në Gaza pasi avionët luftarakë izraelitë godasin kishën katolike

- Papa tha se është "thellësisht i trishtuar" nga sulmi ndaj famullisë, e cila u ka ofruar strehim më shumë se 500 njerëzve që nga fillimi i luftës. Papa Leoni ka përsëritur thirrjen e tij për "një armëpushim të menjëhershëm" në Rripin e Gazës dhe shprehu "shpresën e tij të thellë" për "dialog, pajtim dhe paqe të qëndrueshme në rajon", pas një sulmi izraelit ndaj një kishe katolike që strehonte civilë, transmeton Anadolu.

 

Apeli erdhi në një telegram të nënshkruar nga sekretari i Shtetit i Vatikanit, Kardinali Pietro Parolin, pasi Kisha e Familjes së Shenjtë në Gaza u godit gjatë një sulmi ushtarak izraelit.

Read more ...


Presidenti sirian: Planet izraelite për destabilizim u penguan nga përpjekjet e ndërmjetësuesve

Presidenti sirian Ahmed al-Sharaa deklaroi të enjten se planet e Izraelit për të minuar stabilitetin e rajonit u penguan falë ndërhyrjes së ndërmjetësuesve të jashtëm dhe përpjekjeve të vetë shtetit.

 

Në një fjalim televiziv, Sharaa tha se, pavarësisht ndërhyrjeve izraelite që kishin në shënjestër institucione civile dhe publike, "përpjekjet shtetërore për të rikthyer stabilitetin dhe për të dëbuar fraksionet e paligjshme kanë qenë të suksesshme."

 

Kjo, shtoi ai, nuk do të ishte e mundur “pa ndërhyrjen efektive të ndërmjetësimit amerikan, arab dhe turk, që e shpëtoi rajonin nga një fat i panjohur.”

Ushtria izraelite ndërmori të mërkurën sulme ajrore mbi kryeqytetin Damask, si dhe mbi qytetet Suwayda dhe Daraa, duke pretenduar se po mbronte komunitetin druz.

Ministria e Brendshme njoftoi se sulmet shkaktuan më shumë se 30 të vdekur dhe afër 100 të plagosur.

XS
SM
MD
LG