Lidhje


Panik në ajër! Avioni goditet nga stuhia, piloti bën ulje emergjente

Një avion i linjës Madellin për në Barranquilla të Kolumbisë është goditur nga një stuhi. Kjo ka sjellë panik tek pasagjerët që po udhëtonin.Siç shkruajnë mediat e huaja, pasagjerët janë kapur pas ndenjëseve dhe kanë bërtitur, njëkohësisht edhe duke u lutur që gjithçka të shkojë mirë.

 

Në pamundësi për t’u ulur në tokë, piloti devioji fluturimin në vendpushimin e afërt bregdetar të Kartagjenës.Avioni u godit nga një stuhi tropikale që solli erëra deri në 45 mph. Stuhia preku shumë zona në departamentet e Atlántico, Magdalena dhe Bolívar, duke shkaktuar dëme materiale.

Read more ...


Turqia, furnizuesi më i madh në botë i dronëve

Sipas raportit të organizatës CNAS me qendër në SHBA, Türkiye me performancën e saj të suksesshme në vitet e fundit është bërë furnizuesi më i madh në botë i dronëve (të armatosur dhe të paarmatosur), transmeton Anadolu.

 

Qendra për Sigurinë e Re Amerikane (CNAS) publikoi një raport mbi tregun global të dronëve ushtarakë. Sipas raportit të përgatitur nga Molly Campbell, dominimi i Izraelit dhe SHBA-së në tregun e dronëve përfundoi pasi Kina, Türkiye dhe Irani zhvilluan dronët ushtarakë me kosto të ulët.

Read more ...


Liban, rritet në 12 numri i viktimave nga shpërthimet e pajisjeve "pager"

Numri i viktimave nga shpërthimet e koordinuara të pajisjeve "pager" në të gjithë Libanin u rrit në 12 persona, përfshirë dy fëmijë, raporton Anadolu. Ministri i Shëndetësisë i Libanit, Firas Al-Abiad, në një konferencë për media në Bejrut njoftoi rreth gjendjes së fundit me shpërthimet, duke u shprehur: "Numri i personave të plagosur shkon midis 2.750 dhe 2.800, me rreth 300 persona në gjendje kritike". - Shpërthimet e pajisjeve "pager" në Liban ngjallin debat për origjinën dhe përdorimin e tyre.

Read more ...


Pse Scholz do paqe "të shpejtë" në Ukrainë?

Në kancelarinë e Berlinit ekziston mendimi, se ka ardhur koha për përpjekje më intensive diplomatike për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë. Në një intervistë me ZDF më 8 shtator, kancelari Olaf Scholz tha: "Unë mendoj se tani është momenti kur ne gjithashtu duhet të diskutojmë se si mund të kalojmë nga kjo situatë lufte në paqe më shpejt sesa duket aktualisht." Por socialdemokrati nuk ka dhënë ndonjë sugjerim konkret për këtë. Megjithatë, ai mbështeti idenë që Rusia gjithashtu duhet të marrë pjesë në samitin e ardhshëm të paqes në Zvicër.

Read more ...


Kishte bërë gati listën e personave që do vriste, arrestohet 11-vjeçari në SHBA

Një 11-vjeçar nga Florida u prangos dhe u fut në izolim pasi u mburr për sasinë e madhe të armëve dhe planet për të ekzekutuar një “listë vrasjesh” në dy shkolla të ndryshme, tha një sherif.

 

 

Zyra e Sherifit të Qarkut Volusia sekuestroi një rezervë armësh, thika dhe shpata pasi Carlo “Kingston” Dorelli, 11 vjeç, u tregoi një video të armaturës së tij shokëve të klasës dhe kërcënoi me dhunë, pretendoi Sherifi Mike Chitwood në një postim në Facebook, shkruan New york post.

Read more ...

XS
SM
MD
LG