Lidhje


Arrestohet themeluesi i ‘Telegram’-it, Pavel Durov

Arrestohet themeluesi i aplikacionit Telegram, Pavel Durov. Miliarderi bashkëthemelues dhe shefi ekzekutiv i aplikacionit të mesazheve Telegram, u arrestua në aeroportin Bourget jashtë Parisit të shtunën në mbrëmje shkruan Reuters.

 

Durov po udhëtonte në avionin e tij privat. 39-vjeçari po udhëtonte nga Azerbajxhani dhe u arrestua rreth orës 20:00 me orën lokale.Sipërmarrësi me origjinë ruse jeton në Dubai, ku është vendosur Telegram, dhe ka shtetësi të dyfishtë të Francës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Read more ...


“Fund gjenocidit”: Protestë jashtë parlamentit të Irlandës në mes të vizitës së delegacionit amerikan

Dhjetëra demonstrues u mblodhën para parlamentit irlandez të premten për të shprehur mbështetjen e tyre për Palestinën dhe për të protestuar kundër politikave të SHBA-së, raporton Anadolu.Protesta u zhvillua pak përpara një takimi të planifikuar të mbahej në ndërtesën e parlamentit me anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së.Protestuesit mbanin pankarta me slogane të tilla si “Fund gjenocidit”, “Fëmijët palestinezë nuk janë caqe” dhe “Nakba nuk mbaroi kurrë”, duke theksuar kundërshtimin e tyre ndaj dhunës së vazhdueshme në rajon.

Read more ...


Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë nga 115 të burgosur lufte me ndërmjetësimin e EBA-së

Rusia dhe Ukraina shkëmbyen sot të burgosur lufte me 115 pjesëtarë ushtarakë nga secila palë, me ndërmjetësim nga Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), transmeton Anadolu.Në një deklaratë të Ministrisë ruse të Mbrojtjes thuhet se 115 ushtarakët rusë të kapur nga forcat ukrainase në rajonin kufitar të Kurskut u kthyen nga territori nën kontrollin e Kievit.I gjithë personeli ushtarak rus i liruar ndodhet aktualisht në Bjellorusinë fqinje, thuhet në deklaratë, duke shtuar se ata do të transferohen në Rusi dhe do të marrin trajtim dhe rehabilitim në institucionet mjekësore të drejtuara nga Ministria e Mbrojtjes.

Read more ...


Lufthansa sërish zgjat afatin e anulimeve të fluturimeve në Lindjen e Mesme

Kompania ajrore gjermane Lufthansa ka zgjatur afatin e anulimeve të fluturimeve deri më 2 shtator për në Tel Aviv dhe Teheran, ndërsa deri më 30 shtator për në Bejrut për shkak të tensionit në Lindjen e Mesme, transmeton Anadolu.Në një deklaratë nga Lufthansa thuhet se për operacionet në Lindjen e Mesme janë bërë përditësime në kuadër të analizës aktuale të sigurisë.Sipas kësaj, janë pezulluar fluturimet deri më 2 shtator për në Tel Aviv dhe Teheran, ndërsa deri më 30 shtator për në Bejrut.Ndërkohë fluturimet drejt Amanit dhe Erbilit do të rifillojë që nga 27 gushti.

Read more ...


Mbytja e jahtit luksoz, mbahen homazhe për manjatin miliarder Mike Lynch dhe vajzën Hannah pas gjetjes së trupave

Janë bërë homazhe për 18-vjeçaren Hannah Lynch, pasi zhytësit gjetën atë që besohet të jetë trupi i saj në rrënojat e një jahti luksoz që u mbyt në Sicili.Hannah ishte personi i fundit i pagjetur pas mbytjes  së jahtit luksoz Bayesian, gjatë një stuhie të frikshme në fshatin italian të peshkimit Porticello, në lindje të Palermos, duke marrë gjithsej shtatë jetë.Miqtë e kanë konsideruar atë si një “shpirt të ngrohtë dhe të bukur”, ndërsa mësuesit e vlerësuan aftësinë e saj intelektuale. Trupi i babait të saj, sipërmarrësit të teknologjisë Mike Lynch, u gjet në fillim të kësaj jave. Gjithsej 15 persona mbijetuan, duke përfshirë një fëmijë një vjeçar dhe nëna e Hanës, Angela Bacares.

Read more ...

XS
SM
MD
LG