Lidhje


Gjermania bllokon sanksionet e BE-së kundër Izraelit

Komisioni i BE-së dëshiron të vendosë sanksione ndaj Izraelit për shkak të gjendjes në Gazë. Por Gjermania dhe vende të tjera nuk janë dakord.

Komisioni i BE-së synon të vendosë sanksione ndaj Izraelit për shkak të situatës katastrofike në Gazë.

 

Fjala është për ndërprerjen e bashkëpunimit me Izraelin në kuadër të programit për nxitjen e kërkimeve dhe hulumtimeve shkencore “Horizon Europe”.

Gjermania nuk është dakord me sanksionet e planifikuara nga Komisioni i BE-së.

 

Sipas ministrit të Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, sanksionet në fushën e hulumtimeve ka të ngjarë të mos kenë ndonjë ndikim në vendimmarrjen politike dhe veprimet ushtarake të Izraelit në Rripin e Gazës.

Wadephul: Gjermania e ka bërë shumë të qartë se refuzon planet izraelite

 

Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, theksoi se Gjermania i ka kufizuar dërgesat e armëve në Izrael, gjë që përbën një masë më të përshtatshme.

Përmes këtij vendimi Gjermania e ka “bërë shumë të qartë” refuzimin e saj ndaj planeve izraelite për të pushtuar Gazën.

 

Ajo që nevojitet tani, theksoi Wadephul, është “gatishmëria për të rënë dakord për një armëpushim” në Rripin e Gazës nga ana e të gjitha palëve ndërluftuese.

BE-ja jo në një mendje lidhur me sanksionet

 

Shtetet anëtare të BE-së janë thellësisht të ndara sa u përket masave kundër Izraelit në lidhje me luftën kundër Hamasit.

Shumë nga sanksionet që po shqyrtohen duhet të miratohen ose unanimisht ose me shumicë të kualifikuar, që do të thotë prej 15 nga 27 anëtarët e BE-së, të cilët së bashku përfaqësojnë të paktën 65 përqind të popullsisë.

 

Sanksionet kundër kolonëve izraelitë në Bregun Perëndimor janë bllokuar deri tani nga Hungaria.

Gjermania, nga ana tjetër, refuzon të pezullojë Marrëveshjen e Asociimit të BE-së ose marrëdhëniet tregtare me Izraelin.

 

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, tha se qëndrimi ndaj sanksioneve për të nuk ka shumicë mes anëtarëve “përcjell mesazhin se jemi të ndarë


Ukraina godet rafineritë ruse teksa Moska kryen sulm masiv me dronë

Forcat ukrainase goditën me dronë dy rafineri të mëdha nafte në Rusi – Krasnodarin në jug dhe Syzranin në rajonin e Samaras – gjatë natës së 30 gushtit, duke shkaktuar shpërthime dhe zjarre në objekte kyçe për furnizimin me karburant të njësive ushtarake ruse.

Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës, operacionet, të zhvilluara në bashkërendim me Forcat e Operacioneve Speciale, kishin për qëllim t’i zvogëlonin mundësitë ofensive të Rusisë dhe ta vështirësonin furnizimin e trupave të saj me karburant.

Read more ...


Rifillon pas 13 vitesh transporti i drejtpërdrejtë rrugor midis Turqisë dhe Sirisë

Transporti rrugor i drejtpërdrejtë midis Turqisë dhe Sirisë ka rifilluar pas një ndërprerjeje 13-vjeçare, njoftoi sot ministri turk i Transportit, Abdulkadir Uraloğlu. “Pas një pauze 13-vjeçare, transporti rrugor ndërkombëtar i drejtpërdrejtë midis Turqisë dhe Sirisë ka rifilluar. Dje, katër kamionë kaluan nga Pika Kufitare Cilvegözü, duke udhëtuar nga Mersini në Halep, dhe tre kamionë nga Idlibi në Mersin”, tha Uraloğlu në një deklaratë.

 

Ai theksoi se transporti rrugor mes dy vendeve ishte zhvilluar prej “disa kohësh” vetëm në tranzit.

Read more ...


Norvegjia i jep “shuplakë miliardëshe” I.zraelit: Fondi Sovran përjashton Caterpillar dhe pesë banka për shkelje në Gaza

Oslo – Fondi sovran i pasurisë së Norvegjisë, më i madhi në botë me 1.9 trilionë dollarë asete, ka shpallur përjashtimin e gjigandit amerikan Caterpillar dhe pesë bankave izraelite, duke i akuzuar për kontribut në shkelje të rënda të të drejtave të njeriut në Gaza dhe Bregun Perëndimor.

 

Sipas Këshillit të Etikës, buldozerët e Caterpillar përdoren për shkatërrimin e pronës palestineze, ndërsa bankat izraelite financojnë ndërtimin e vendbanimeve të paligjshme. Vendimi prek rreth 3 miliardë dollarë investime, një nga lëvizjet më të fuqishme të këtij fondi ndonjëherë.

Read more ...


Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

Më shumë se 370 mijë biseda nga Grok janë shfaqur në rezultatet e kërkimit në Google pa dijeninë apo lejen e përdoruesve, kur ata kanë përdorur butonin për ndarjen e bisedës që ofron Grok, ka raportuar revista “Forbes”.

 

Një URL unike, e krijuar nëpërmjet atij butoni, nuk e ka sinjalizuar faqen si diçka që Google duhet ta injorojë, gjë që e ka bërë atë publikisht të dukshme me shumë pak përpjekje.Fjalëkalime, çështje shëndetësore personale dhe drama dashurie mbushin bisedat që tani janë të qasshme publikisht, dhe në disa raste shfaqen edhe tema më problematike që lidhen me vepra penale.

Read more ...

XS
SM
MD
LG