Lidhje


IRGC-ja e Iranit thotë se ka shënjestruar aeroplanmbajtësen dhe një destrojer amerikan me raketa balistike

IRGC-ja tha se marina e saj sulmoi një anije ushtarake amerikane të telekomanduar që po përpiqej të hynte në zonën e mbrojtur të Ngushticës së Hormuzit.

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) tha herët të dielën se kanë shënjestruar një aeroplanmbajtëse amerikane dhe një destrojer të marinës me raketa balistike, duke pretenduar se të dyja anijet janë dëmtuar dhe janë tërhequr nga zona, transmeton Anadolu.

 

 

IRGC-ja tha në një deklaratë të publikuar nga agjencia e lajmeve IRNA se Forcat e saj Ajrore dhe Hapësinore kanë lëshuar raketat drejt dy anijeve luftarake.

Ajo pretendoi se anijet kishin ngacmuar anijet iraniane dhe po merrnin pjesë në bllokadë detare, duke shtuar se të dyja anijet luftarake u larguan nga “zona e përplasjes” pasi pësuan dëme.

IRGC-ja tha se Komanda Qendrore e ushtrisë amerikane (CENTCOM) ka konfirmuar se dy anije luftarake të marinës janë shënjestruar, duke e cilësuar deklaratën e saj si konfirmim të operacionit.

 

 

Ajo paralajmëroi gjithashtu se vazhdimi i veprimeve ushtarake amerikane do të sjellë përgjigje “më të rënda” nga forcat e armatosura iraniane.

Në një deklaratë të veçantë të bërë herët të dielën, IRGC-ja tha se marina e saj ka sulmuar një anije ushtarake amerikane të telekomanduar, për të cilën pretendoi se po përpiqej të hynte në një zonë të mbrojtur të Ngushticës së Hormuzit.

IRGC-ja nuk dha detaje mbi llojin e sulmit dhe as nëse anija është dëmtuar.

Garda përsëriti gjithashtu qëndrimin e Teheranit se Ngushtica e Hormuzit është nën menaxhimin iranian dhe tha se SHBA-ja duhet të largohet nga rajoni.

Më herët të shtunën, Marina e IRGC-së tha se kishte shënjestruar tri cisterna nafte në Ngushticën e Hormuzit dhe tri anije të lidhura me SHBA-në në zona të tjera, në përgjigje të sulmeve amerikane ndaj cisternave iraniane.

 

 

CENTCOM-i tha se Irani kishte lëshuar raketa balistike drejt dy anijeve luftarake të Marinës amerikane që patrullonin në ujërat e rajonit dhe se të dyja anijet i kishin shmangur sulmet, ndërsa asnjë personel amerikan nuk ishte lënduar.

Ajo tha se më pas forcat amerikane kishin goditur tri cisterna iraniane të naftës bruto.

Konflikti ka vazhduar që kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulmet ndaj Iranit në shkurt.


Përplasje e hapur në Hormuz: Irani lëshon raketa ndaj anijeve amerikane, SHBA godet flotën e naftës

 

Përplasja mes SHBA-së dhe Iranit në ujërat e rajonit është përshkallëzuar ndjeshëm, pasi palët kanë shkëmbyer sulme dhe kundërsulme ndaj anijeve ushtarake dhe cisternave të naftës. CENTCOM njoftoi se forcat amerikane goditën dhe nxorën jashtë funksionit tre tankerë iranianë, pasi Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit lëshoi raketa balistike drejt një aeroplanmbajtëseje dhe një destrojeri të Marinës amerikane. Sipas palës amerikane, raketat u shmangën dhe nuk pati të plagosur në radhët e personelit.

Read more ...


Egjeu rikthehet në fuçi baruti: Turqia zgjeron “Atdheun Blu”, Greqia përgatit “Mburojën e Akilit”

 

Periudha e marrëdhënieve paqësore midis Greqisë dhe Turqisë nuk zgjati as tre vjet. Pas tërmetit shkatërrues në Turqinë shkurt të vitit 2023 dhe ndihmës së madhe që Greqia ofroi më pas, dy vendet fqinje filluan të afroheshin dhe në dhjetor të vitit 2023 nënshkruan Deklaratën e Athinës për Marrëdhënie Miqësore dhe Fqinjësi të Mirë. Deklarata pati një efekt pozitiv tek të dy popujt - por tani ky efekt duket se është zhdukur.

Read more ...


3 orë në Moskë, “plane thelbësore” për fundin e luftës: Putin dhe të dërguarit e Trump hapin fazën e re?

 

Bisedimet e presidentit rus Vladimir Putin me të dërguarit e SHBA-së, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, ishin “thelbësore, konstruktive dhe jashtëzakonisht të sinqerta”, tha të dielën këshilltari i Kremlinit, Yury Ushakov, transmeton Anadolu. Bisedimet në Moskë të shtunën zgjatën tre orë e dhjetë minuta dhe përfshinë jo vetëm luftën në Ukrainë, por edhe projekte të mundshme madhore ruso-amerikane, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve TASS, duke cituar Ushakovin.

Read more ...


Fukuyama: Inteligjenca Artificiale do të godasë demokracinë

Francis Fukuyama nuk ka frikë ta pranojë nëse ka ndryshuar mendje.

Teoricieni politik dhe profesori i Universitetit Stanford ka ndryshuar qëndrim disa herë pas here gjatë karrierës së tij: në mbrojtjen e pushtimit amerikan të Irakut, në besimin e tij se tregjet e lira prodhojnë në mënyrë të pashmangshme rezultate të mira dhe së fundmi në identifikimin si konservator.

 

Por, ndoshta mbi kontributin e tij më të madh - esenë e tij të vitit 1989 - e shndërruar në libër, "Fundi i Historisë", e cila popullarizoi idenë se triumfi i demokracisë liberale do të hapte një epokë të re paqeje dhe prosperiteti global pas Luftës së Ftohtë - ai thotë se kritikët e tij janë ata që janë të gabuar.

Në një intervistë për REUTERS  nga zyra e tij në Palo Alto të Kalifornisë, Fukuyama flet për librin e ri të kujtimeve, “Në Mbretërinë e Njeriut të Fundit” dhe çfarë mendon se ka bërë saktë (apo gabim) në lidhje me “Fundin e Historisë”.

Read more ...

XS
SM
MD
LG