Lidhje


1.398 viktima dhe mbi 5.500 të zhdukur nga përmbytjet në Nepal dhe Kinë

 

Numri i viktimave nga përmbytjet shkatërruese dhe rrëshqitjet e baltës në kufirin Nepal-Kinë është rritur në 1.398 me mbi 5.500 persona të zhdukur, treguan sot statistikat zyrtare. Nga të zhdukurit, 850 janë të huaj, sipas shifrave zyrtare nga Nepali dhe Kina. Autoriteti Kombëtar i Reduktimit dhe Menaxhimit të Rrezikut të Fatkeqësive të Nepalit tha se 1.355 trupa janë gjetur deri më tani, ndërsa rreth 5.000 njerëz, përfshirë 589 të huaj, mbeten të zhdukur.

Read more ...


Tërmet në Gjermani: AfD merr 44%, CDU e Merzit shembet në Saksoni-Anhalt

 

Alternativa për Gjermaninë (AfD) ka fituar në mënyrë dërrmuese zgjedhjet parlamentare të 6 shtatorit në landin lindor gjerman të Saksoni-Anhaltit, duke marrë 43.8% të votave, sipas rezultatit zyrtar paraprak të publikuar mëngjesin e së hënës. AfD mori 576,037 vota të dyta, plot 23 pikë përqindjeje më shumë se në vitin 2021, kur kishte marrë 20.8%. Rezultati është jo vetëm rekord për AfD-në në një palë zgjedhje rajonale, por edhe përqindja më e lartë e arritur nga ndonjë parti në historinë e zgjedhjeve të landit Saksoni-Anhalt.

Read more ...


Rusia rrëmben fëmijët ukrainas dhe i çon në Korenë e Veriut: BE flet për indoktrinim dhe militarizim

 

Rusia ka dërguar fëmijë të rrëmbyer ukrainas në një kamp veror në Korenë e Veriut, sipas një dokumenti të Bashkimit Evropian të cilin e ka parë Radio Evropa e Lirë, ku përshkruhet rundi i ri i planifikuar i sanksioneve. Dokumenti liston personat dhe entitetet që do të përfshihen në sanksionet e reja të BE-së ndaj Rusisë, të cilat pritet të miratohen javën e ardhshme.

Read more ...


Nis gjuetia e Hungarisë për miliardat e sistemit Orbán

Peter Magyar u ka premtuar hungarezëve se do të rikthejë shtetit asetet e fituara në mënyrë të paligjshme gjatë epokës së Orbán-it. Për qeverinë e Partisë Tisza kjo është çështje besueshmërie.

"Rimarrja e pasurisë" — ky term tingëllon burokratik edhe në hungarisht ,  por fsheh një nga premtimet kryesore të fushatës së qeverisë së re. Kryeministri Peter Magyar dhe Partia e tij Tisza duan t'i rikthejnë shtetit ato para dhe pasuri që u shpërndanë padrejtësisht gjatë sundimit të Viktor Orbánit. Përfituesit ishin oligarkët, miqtë e partisë, ndërmjetësit ose vetë familja e autokratit. Qeveria e re dëshiron edhe t'i ndjekë ligjërisht këta përfitues të paligjshëm.

Bëhet fjalë për një operacion të gjerë kundër korrupsionit. Kjo është pikërisht ajo që shumica e hungarezëve presin para së gjithash nga qeveria e re: miliarda të grabitura t'i kthehen shtetit. Jo pak prej tyre duan edhe të "dëgjojnë tingullin e vënies së prangave" dhe t'i shohin përfituesit e sistemit Orbán pas hekurash, siç lexohet shpesh në rrjetet sociale.

Read more ...

XS
SM
MD
LG