Lidhje


Izraeli dhe Greqia nënshkruajnë marrëveshje për rrjetin e mbrojtjes ajrore “shumështresore”

Izraeli dhe Greqia kanë nënshkruar një marrëveshje rreth 3 miliardë euro (3,5 miliardë dollarë) të mbrojtjes, të quajtur "Mburoja e Akilit", për t'i siguruar Greqisë rrjetin e saj të parë të integruar të mbrojtjes ajrore "me shumë shtresa".

Sistemi do t'i integrojë sistemet e mbrojtjes ajrore të Izraelit Spyder, Barak MX dhe David's Sling, tha në një deklaratë Ministria izraelite e Mbrojtjes.

 

 

Marrëveshja u nënshkrua në Tel-Aviv në prani të zyrtarëve të lartë nga të dy vendet, tha ministria.

Një marrëveshje e veçantë prej 26 milionë eurosh (30 milionë dollarë) u nënshkrua gjithashtu për sistemet Drone Dome të Rafael "për t'i mbrojtur vendet strategjike kundër UAV-ve dhe dronëve dhe për ta përforcuar mbrojtjen ekzistuese".

Të dyja vendet do ta “zgjerojnë gjithashtu bashkëpunimin për mbrojtjen industriale, duke përfshirë transferimin e njohur


Shqiptarët s’i lënë vetëm, mbi 270 mijë dollarë ndihma për familjen Manati në SHBA që humbi 3 djemtë nga zjarri

Shqiptarët dhe jo vetëm, i kanë ardhur në ndihmë familjes shqiptare Manati në Jacksonville të Floridës pas zjarrit vdekjeprurës  në shtëpinë e tyre që u mori jetën 3 fëmijëve të tyre, ndërsa prindërit dhe fëmija tjetër janë ende në spital, të lënduar rëndë.

Nga donacionet në GoFundMe, llogari e hapur nga e afërmja e familjes, Alessia Firi, janë grumbulluar rreth 270 mijë dollarë. Paratë do të shkojnë për shpenzimet mjekësore, shpenzimet e funeralit për tre fëmijët që humbën jetën, si dhe shpenzime të tjera që familja

 

 

Objektivi i vendosur është 300 mijë dollarë.

Trupat tre të miturve  do të prehen në SHBA, aty ku edhe kishin lindur.

Gentiani dhe bashkëshortja e tij Ishin larguar me ëndrra të mëdha nga lagjja “18 tetori” nga qyteti i vogël i Lushnjës në vitin 2002 për të prekur tokën e premtuar përmes lotarisë amerikane.

Atje do të nisnin gjithçka nga e para, duke krijuar dhe familjen e tyre që tashmë nuk është më e plotë. Më pas në SHBA u vendosën edhe prindërit e Gentianit, të cilët jetonin në të njëjtin qytet, por në një tjetër banesë në Jacksonville.

 

 

Alarmi u dha rreth orës 05:15 të mëngjesit të së mërkurës. Ekipet e emergjencës mbërritën vetëm pak minuta më vonë dhe u përballën me flakë të fuqishme në katin e parë të banesës, ndërsa kati i dytë ishte mbushur me tym.

Dy të rritur kishin arritur të dilnin nga shtëpia së bashku me dy fëmijë përpara mbërritjes së zjarrfikësve. Gjatë kontrollit të banesës, ekipet e shpëtimit gjetën pa shenja jete tre fëmijët e tjerë, binjakët 11-vjeçarë dhe një fëmijë vetëm 2 vjeç.

Zjarrfikësit arritën ta vinin zjarrin nën kontroll rreth orës 05:40, por banesa u shkatërrua


Trump: Nafta, një dhuratë nga Venezuela për popullin amerikan

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se Rezerva Strategjike e Naftës në SHBA do të rimbushet përmes naftës bruto nga Venezuela. Ky vendim vjen pas një marrëveshjeje kryesore të arritur mes Uashingtonit dhe Karakasit, e cila i kalon Shteteve të Bashkuara kontrollin mbi shumicën e shfrytëzimit të më shumë se 65 miliardë fuçive rezerva të provuara në shtetin e Amerikës Latine.

 

 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Trump bëri me dije se procesi i furnizimit pritet të nisë së shpejti, duke e cilësuar këtë marrëveshje si “një dhuratë nga Venezuela për popullin amerikan”.

Përpjekja vjen pas një periudhe ku rezervat strategjike të SHBA-së pësuan rënie të ndjeshme për shkak të ndërhyrjeve për zbutjen e çmimeve të larta të karburantit dhe ndërprerjeve në zinxhirin global të furnizimit.

 

 

Pavarësisht njoftimit zyrtar, ekspertët mbeten ende skepticë lidhur me kohën se kur do të nisë depërtimi konkret i naftës venezueliane në depot amerikane. Mbetet e paqartë se sa shpejt ky akord do të mund të sjellë efekte të menjëhershme apo përfitime afatshkurtra në tregun e brendshëm për konsumatorët amerikanë.


Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare "i kënaqur" me kushtet e ashpra të të burgosurve palestinez

Itamar Ben-Gvir ka publikuar një video të tij brenda qelisë së burgut të të burgosurave palestineze për t'i tallur ato.

Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, tha të dielën se është “i kënaqur” me trajtimin e ashpër të të burgosurve palestinezë në burgjet izraelite, duke shtuar se ai është drejtpërdrejt përgjegjës për kushtet në burgje, transmeton Anadolu.

 

Read more ...


“Duhet të largoheni”/ Heroizëm në mes të katastrofës, mësuesi shpëton mbi 1643 nxënës në Nepal

Një histori heroizmi ka dalë në pah mes katastrofës shkatërruese që goditi Nepalin, ku një mësues arriti të shpëtonte 1,643 nxënës përballë një përmbytjeje të fuqishme që përfshiu luginën e Trishulit.

Ishte rreth orës 09:20 të mëngjesit të së mërkurës kur dita në shkollën e mesme Tribhuvan Trishuli po zhvillohej normalisht. Rreth 900 fëmijë ndodheshin në kompleksin shkollor trekatësh, ndërsa qindra të tjerë po mbërrinin në këmbë ose me autobusë.

Në atë moment, drejtori i shkollës mori një telefonatë alarmante nga një mik që ndodhej në Betrawati, rreth tetë kilometra më lart në luginë.

Read more ...

XS
SM
MD
LG