Skandali/ Si abuzohet me tenderat edhe në universite dhe Akademinë e Shkencave
Nga Akademia e Shkencave deri tek universitet e Shkodrës dhe Elbasanit. Institucionet e dijes në Shqipëri janë të zhytura në korrupsion dhe prodhojnë më shumë hajdutëri se dije. Disa hetime administrative nga Agjencia e Prokurimeve Publike kanë çuar në pezullimin e dhjetra punonjësve në universitete dhe Akademinë e Shkencave për abuzime me tenderat publikë.
Kapitali publikon rezultat e hetimeve, të cilat janë një njollë e madhe turpi për institucionet që duhet të ishin farët e integritetit të shoqërisë. Në Universitetin e Shkodrës, APP ka konstatuar paligjshmëri të rënda në 9 tendera, nga hartimi i specifikimeve deri tek vlerësimi i fituesve. Pas hetimit APP ka propozuar marrjen e masave disiplinore për 20 punonjës të Universitetit Luigj Gurakuqi.