Skandali në farmacinë e QSUT, KLSH: Qindra pacientë pa ilaçin jetik, 4000 flakonë zhduken pa gjurmë
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar mungesa të rënda të medikamentit Daratumumab 400 mg, një nga barnat më të rëndësishme për trajtimin e pacientëve me kancer gjaku. Sipas raportit të auditimit, pavarësisht planifikimeve dhe kontratave, pacientët kanë mbetur pa trajtim për periudha të gjata, duke cënuar drejtpërdrejt shëndetin dhe jetën e tyre.
Në raport thuhet se më 13 mars 2025, “gjendja e barit në Inventar në sistemin SISP (Pentaho) paraqitet: zero njësi në Farmacinë Qendrore; dy njësi në Farmacinë e Sektorit Kapa”. E njëjta situatë u konstatua edhe më 28 mars.
Shembja e banesave/ Kush është shefi që do të “ëmbëlsohej” me 50 mijë euro në Kombinat
Sako Sakollari, një qytetar nga Kombinati, që po shihte se si, i gjithë investimi i jetës së tij, po i shndërrohej në gërmadha nga fadromat e Inspektoratit Ndërtimor të Tiranës, lëshoi një akuzë shumë të fortë për kolegun Osman Stafa të “News 24”- i kishin kërkuar 50 mijë euro që të mos ia prishnin.
Fjalët janë të drejtëpërdrejta: “Më thanë “shko tako shefin”. I thashë që s’takoj asnjë shef. Kjo ndodh për shkak se nuk pranoj korrupsion, mbaj përgjegjësi penale”, deklaroi administratori. Shefi para 3 viteve na kërkoi 200 mijë euro, Mariglen Qato që të mos prishej objekti, si bakshish, por ne nuk pranojmë korrupsionin. Para disa muajsh erdhën inspektorë këtu na kërkuan 50 mijë euro për fushatë, erdhën në emër të IMT-së, deklaroi ai
Kush janë kryebashkiakët që paguajnë “Viola Green” edhe pas arrestimit të Bujar Shegës
Në nëntor 2024, SPAK goditi grupin kriminal të drejtuar nga Suel Çela, duke i dhënë thuajse fund dominimit dydekadësh të klanit mafioz Çapja. Personi që cilësohet si “truri financiar” i organizatës është 52-vjeçari Bujar Shega, i njohur edhe si Marsel Shega, i cili u arrestua në Itali dhe më pas u ekstradua në Shqipëri në prill 2025.
Shega akuzohet për trafik narkotikësh dhe pastrim parash në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Ai rezulton administrator dhe bashkëpronar i kompanive “Viola Green” dhe “Wonder Green”, të cilat kanë përfituar miliona euro tendera për pastrimin e qyteteve, kryesisht në qarkun e Elbasanit. Aktualisht, të dyja kompanitë po hetohen edhe për pastrim parash nga trafiku i kokainës.
“Së shpejti hap dyert Akademia e Forcave Ajrore në Vlorë”, Rama njofton edhe flotën e dronëve: Kemi nisur porositë
Kryeministri Edi Rama tha se shumë shpejt do të hapet Akademia e Forcave Ajrore, që do të nisë në Vlorë me përgatitjen e pilotëve të rinj. Në takimin e sotëm me sektorin e shërbimit zjarrfikës, Rama tha po punohet çdo ditë po ashtu për shtimin e flotës së dronëve, për evidentimin e zjarreve por dhe për mbjelljen e zonave pyjore që digjen.
“Do hapet akademia e forcave ajrore, do fillojë në Vlorë dhe përgatitja e pilotëve të rinj, sikundër do rriten kapacitetet e flotës. Do shtojmë flotën e dronëve në mënyrë të ndjeshme.
Skandali i rimbursimit të ilaçeve/ Prokuroria zbarkon tek CFO Pharma, zbardhet skema e mashtrimit
Skandali rimbursimeve fiktive të ilaçeve ka shënuar një zhvillim të fortë. Prokuroria e Tiranës ka mësyrë në ambientet e kompanisë CFO Pharma duke sekuestruar praktikisht të gjithë inventarin dhe dokumentacionin e rimbursimeve. Kapitali ka mësuar se aksioni është urdhëruar nga prokurori Ndini Tavani, ndërkohë që ambientet e kompanisë mbahen të rrethuara me forca policie, që prej ditës së djeshme.
Një burim i tha Kapitalit se sekuestrimet janë shtrirë dhe në dy kompanitë satelite të CFO Pharmas, Pharma Plus dhe Medyx Albania. Prokuroria dyshon se të tre kompanitë janë përfshirë në një skemë faturash false dhe shitjes fiktive të barnave me qëllim për të përfituar rimbursime. Në qendër të hetimit janë veçanërisht dy medikamente që përdoren për sëmundjen e astmës, të quajtur respektivisht Foster dhe Trimbow.