Lidhje


Arrestohet bashkëshorti i kandidates së PD-së, Elda Hoti, pas një incidenti me sfond zgjedhor

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Rrëshenit, ku bashkëshorti i kandidates së Partisë Demokratike, Elda Hoti, është arrestuar nga Policia e Mirditës, së bashku me një tjetër shtetas.

 

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, Ladi Noja, 45 vjeç, dhe Amarildo Jushi, 25 vjeç, janë ndaluar në flagrancë për disa vepra penale, përfshirë "Pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit", "Vetëgjyqësia", si dhe "Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje".

Read more ...


“PSD po ble vota me 10 mijë lekë të reja në fshatrat e Tropojës”

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ për të bërë një denoncim që lidhet me shit-blerjen e votave për zgjedhjet që do të mbahen nesër. Sipas tij, përfaqësues të Partia Socialdemokrate janë duke shpërndarë para në fshatrat e Tropojës, me qëllim ndikimin në rezultatin e zgjedhjeve.

 

Ai shkruan në një mesazh: “Pershendetje JOQ , kam nje informacion te sakte qe ne tropoje po blihen vota ne disa fshatra nga PSD , 10,000 lek te reja vota... anonim te lutem respekt per punen qe beni!

Read more ...


Lejuan shtrimin e rrugëve në Belsh gjatë fushatës elektorale, Prokuroria ndalon 2 persona, 2 të tjerë shpallen në kërkim

Prokuroria e Elbasanit ka ndaluar 2 persona dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi ka dyshime se lejuan shtrimin e rrugëve në Belsh gjatë fushatës elektorale. Sipas prokurorisë, punonjës të IMT Bashkia Belsh, kanë lejuar që subjekti ‘V.H’ shpk të shtrojnë rrugët e Belshit pa projekt. Personat e ndaluar janë Fation Muça dhe Lorenc Hoxha, ndërsa në kërkim janë shpallur administratorët e subjektit Besnik Hysa e Dhiogjen Kristo. Ka qenë kryetari i PD në Belsh, Dritan Cani i cili e ka denoncuar me video, ku përmes një postimi në rrjete sociale shkruan: 'Asfaltim një javë para zgjedhjeve'.

Read more ...


Sherri në Elbasan, përfundon në spital djali i Luçiano Boçit

Mbrëmjen e djeshme në qytetin e Elbasanit pati përplasje fizike midis simpatizantëve të PD. Në pamjet e siguruara nga JOQ dukeshin dy grupe të rinnjsh duje u përleshur fizikisht me njëri-tjetrin me grushte e shkelma.

 

Sipas informacioneve të para ka përunduar në spital djali i deputetit të PD Luçiano Boçi, kandidat në listën e bluve në këtë qytet.

Read more ...


Shqipëria bëhet!/Kapet me kokainë kandidati i Adriatik Lapajt në Sarandë

Ergys Isufi, kandidat për deputet i koalicionit “Shqipëria Bëhet” në Sarandë, është arrestuar nga policia, pasi gjatë një kontrolli në banesë, atij i është gjetur një sasi kokaine.

 

Sipas burimeve zyrtare, kokaina dyshohet se ishte në posedim të Isufit, por nuk dihet nëse e kishte për përdorim vetjak apo tregti. Në momentin që policia ka shkuar në banesë, Isufi ka tentuar të largohet por pa mundur. Ai është kapur dhe është dërguar në komisariat.

Read more ...

XS
SM
MD
LG