Lidhje


Eurostat: Shqiptarët “mjeshtër” të ryshfetit, renditen të dytët në Europë

Pas viteve ’90, kultura e ryshfetit në Shqipëri u bë një dukuri e zakonshme. Percpetimi ishte që nëse nuk paguan nuk mbaron asnjë punë në administratë, nuk të shërbehet në spitale, apo në institucione të tjera.

 

Ndonëse vitet e fundit shumë shërbime janë online, të dhënat e fundit të Eurostat treguan se veprat penale të regjistruara për dhënie ryshfeti në Shqipëri për vitin 2024 mbeten të larta në raport me popullsinë.

Read more ...


Tragjedi në Mengël/ Djali i ish-deputetes së Ramës përplas për vdekje 7-vjeçarin pranë shkollës

 

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një fëmije 7-vjeçar ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Mengël të Elbasanit, në aksin rrugor Elbasan–Librazhd. Sipas njoftimit paraprak të policisë, rreth orës 08:00, automjeti me drejtues shtetasin P. B., 61 vjeç, ka përplasur të miturin, i cili si pasojë ka humbur jetën. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Read more ...


Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias nesër në Tiranë për çështjen e detit, zbardhet agjenda

Greqia po rrit përpjekjet për të ‘ringjallur’ negociatat me Shqipërinë mbi përcaktimin e zonave detare mes dy vendeve, me Ministrin e Mbrojtjes Nikos Dendias që do të vizitojë Tiranën të hënën, për bisedime të nivelit të lartë që synojnë rifillimin e një procesi që ka mbetur i bllokuar prej vitesh.

 

Sipas burimeve diplomatike, ardhja e tij ka në agjendë një vizitë në Ministrinë e Mbrojtjes, ku do të takohet me homologun e tij, Ermal Nufin. Më pas, ai do të pritet nga kryeministri Edi Rama, ndërsa më tej do të zhvillohet një drekë pune në rezidencën kryeministrore.

Read more ...

XS
SM
MD
LG