Lidhje


Gjekmarkaj: S’kemi qenë të pushtuar nga grekët, nuk kemi pasur kurrë probleme me ta

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, është shprehur se Shqipëria nuk ka pasur kurrë probleme me Greqinë dhe as nuk ka qenë e pushtuar nga ata.

 
 
Komentet Gjekmarkaj i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se vajtja e kryeministrit Edi Rama në Athinë për të takuar bashkëkombasit tanë atje, ka ngjyrime nacionaliste.

Read more ...


‘Jam Taulant Balla, më duhen 100 mijë €’, del sërish në skenë Florian Gjergji! Si u mashtrua biznesmeni: I mora lekët borxh te të afërmit, ia dhashë taksistit

‘Jam Taulant Balla, më duhen 100 mijë euro’. Një tjetër skemë mashtrimi pas së cilës dyshohet se fshihet supermashtruesi Florian Gjergji është zbuluar nga policia, pre e së cilës ka rënë një biznesmen nga Librazhdi, Flamur Rrushi. Pa e menduar dy herë se pas këtij mesazhi mund të fshihej një mashtrues, biznesmeni paketoi 100 mijë eurot në një kuti këpucësh, i mbuloi me një qese të bardhë, dhe ia dorëzoi ‘mikut të Taulant Ballës’.Por më pas, Rrushi kuptoi që personi që e kishte kontaktuar nuk ishte ministri Balla, për të cilin thotë se e mik familje, dhe kështu iu drejtua policisë për kryer denoncimin.

Read more ...


Konfirmohen hetimet për Olsin, Rama i tregon SPAK ç’duhet të bëjë

Edi Rama ka komentuar vendimin e Prokurorisë së Posaçme për të nisur hetimet ndaj vëllait të kryeministrit Edi Rama, Olsi për dosjen Xibraka. Me anë të një postimi në X, Rama thekson se me veprimin që bëri Bardhi, prokuroria duhet që të ndajë të vërtetën nga shpifja.Ndërkohë që vetë disa hërë ka thënë se nuk ndërhyn dhe komenton në çështjet e drejtësisë dhe aq më pak të SPAK-ut, Rama i ka treguar sot se çfarë duhet që të bëjë prokuroria. Sipas Ramës kjo ka vetëm 2 rrugë, ose Bardhi ka zbuluar një trafikant në rrethin e tij familjar dhe se i vëllai duhet të futet në burg, ose ndryshe Bardhit duhet që t’i vendosen në gojë proteza e ligjit.

Read more ...


Balluku zgjati krizën energjetike në kundërshtim me ligjin/ Çfarë fshihet pas vendimit të ministres

Emergjencë energjetike pa arsye? Në tetor 2021 u shpall situata e Emergjencës Energjetike për shkak të mungesës së prodhimit të energjisë kryesisht prej mungesës së reshjeve. Kjo situatë qëndroi aktive deri me 31 dhjetor të vitit 2023 përmes dy vendimeve të nënshkruara nga zv/kryeministrja Belinda Balluku, edhe pse ky vit ka qenë me prodhim pozitiv. Për 6 mujorin e parë të 2023, KESH ka arritur të prodhojë, duke mbuluar të gjitha nevojat e vendit.Prodhimi i rregullt i energjisë bie ndesh me vendimin e 26 korrikut të vitit të shkuar nga zëvendës kryeministrja Balluku për zgjatjen e emergjencës së energjisë kur realisht nuk ka pasur krizë.

Read more ...


Vazhdojnë protestat e opozitës para Bashkisë së Tiranës

Në Shqipëri vazhdojnë protestat për të "denoncuar rastet e korrupsionit në Bashkinë e Tiranës", ndërkohë edhe protesta e sotme është shoqëruar me tensione, raporton Anadolu.Protesta është organizuar me thirrjen e përfaqësuesve të partive opozitare, Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe Partisë së Lirisë, si dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile, para selisë së Bashkisë së Tiranës.Protesta u shoqërua nga tensionet dhe përplasjet me policinë, pasi protestuesit hodhën molotovë, tymuese dhe sende të tjera ndaj selisë së bashkisë, duke shkaktuar edhe zjarr.

Read more ...

XS
SM
MD
LG