Detajet nga vrasja në Fier/ Viktima eci disa metra i plagosur në rrugë, punonte kamerier…
Një konflikt mes disa të rinjve ka përfunduar në vrasjen e një 19- vjeçari dhe plagosjen e një 20- vjeçari i cili ka ndërhyrë për të shuar konfliktin, por është dëmtuar dhe ndodhet në spitalin Rajonal të Fierit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 11:30 të ditës së sotme në qendër të qytetit, ku pas një sherri për motive të dobëta tre të rinj janë përfshirë në një konflikt i cili ka përfunduar në përleshje fizike deri në përdorimin e mjetit prerës. Autori, i identifikuar si Florjan Muka ka qëlluar me thikë 19- vjeçarin me iniciale G. B dhe për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit ka ndërhyrë shoku i tij i cili e shoqëronte, duke marrë dhe ai plagë të rënda.