Baza me armatime në Vlorë, i arrestuari me 2 emra, anëtar i një grupi kriminal! Armët dyshohet të jenë përdorur në 2 ngjarje
Report Tv ka siguruar foton e Albano (Luçiano) Durajt, personit që u arrestua ditën e sotme nga policia e Vlorës për bazën e armatimeve të zbuluara në Babicë. Dyshohet se i riu me 2 emra, që ruante bazën e armatimeve, është pjesëtar i një grupi kriminal. Në konferencën për shtyp Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë Drejtues Ermal Muçaj, tha se dyshohet se armët e zbuluara, të jenë përdorur në 2 ngjarje kriminale të ndodhura koha më parë në qytetin bregdetar.