Inagurohet baza e NATO-s në Kuçovë/Ministri italian i Mbrojtjes: Baza e Kuçovës, simbol i angazhimit të përbashkët
I pranishëm në inaugurimin e bazës ushtarake të Kuçovës këtë të hënë ishte edhe ministri i Mbrojtjes së Italisë, Guido Crosetto, i cili vlerësoi bashkëpunimin mes dy vendeve. Ai theksoi se inaugurimi i kësaj baze është një simbol të prekshëm të angazhimit tonë të përbashkët për të përballuar sfida të të tashmes dhe të ardhmes.“Përshëndes presidentin Begaj, kryetaren e parlamentit dhe kryeministrin Edi Rama, ministrin e Mbrojtjes, si dhe autoritetet civile ushtarake, Kremtojmë sot një moment domethënës një pikë kthese për mbarë rajonin. Përurimi i kësaj baze mbërrin në një moment ndryshimesh të shpejta e të thela. Ne ndajmë lidhje të thella historike, miqësie me Shqipërinë.