Testi i 84 votave/ Partia Socialiste tenton amnistinë edhe për të dënuarit për korrupsion
Qeveritë shqiptare në të shkuarën janë kujdesur që të përjashtojnë nga Amnistia Penale të dënuarit për krime të rënda, zyrtarët e dënuar për korrupsion dhe anëtarët e krimit të organizuar.Por ndryshe nga Amnistitë e viteve të kaluara, deputetët socialistë në Komisionin e Ligjeve dhe Ministria e Drejtësisë i hapën rrugën të martën përfshirjes së zyrtarëve publikë të dënuar për korrupsion apo shpërdorim detyre në kategorinë e përfituesve, duke keqpërdorur një amendament të dorëzuar në Kuvend nga opozita.