“Prapa Belerit, njerëz me influencë”, gazetarja zbulon identitetin: Mbiemri i tij është Shehu, lidhja me vrasjen e Kacifas
Gazetarja Anduena Llabani e ftuar në emisionin “360 gradë” në ABC News, foli për çështjen ‘Beleri’ dhe akuzat ndaj tij për blerje votash për zgjedhjet lokale të 14 majit në Bashkinë e Himarës. Llabani u shpreh se Beleri, i cili ka 4 emra, në certifikatë mbiemrin e ka Shehu. Ndër të tjera ajo tha se Fredi Bleri është pjesë e grupeve me influencë. “E dini si është mbiemri i Belerit në certifikatë? Është Shehu. Gjatë fushatës elektorale në Himarë ka pasur informacion se emigrantë grekë vinin me autobusë për të krijuar trazira.