Lidhje


Morën në postë pakon me drogë të ardhur nga SHBA, arrestohen dy të mitur në Vorë

Policia e Tiranës ka arrestuar dy shtetas të mitur 17-vjeçarë pasi janë kapur në flagrancë duke dalë nga një degë poste në Vorë, ku kishin marrë një pako të ardhur nga SHBA me 1 kg e 118 gramë kanabis sativa me përqindje të lartë THC.

 

Sipas njoftimit të policisë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Pako 6”, përveç dy 17-vjeçarëce të arrestuar u shpall në kërkim një tjetër shtetas i përfshirë në këtë aktivitet, gjeneralitetet e të cilit nuk bëhen publike për shkak se hetimet vijojnë.

Read more ...


Disa vende në Ballkan po përballen me zjarre masive prej disa ditësh

Të hënën (11.08.2025) sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Shqipërisë në vend ishin një duzinë vatrash aktive, pasi në 24 orët e fundit shpërthyen gati 40 vatra zjarri. Përkrah zjarrfikësave, sipas të dhënave zyrtare, janë angazhuar edhe rreth 800 ushtarë si dhe avionë e helikopterë ushtarakë nga vendet fqinjë.

 

Në Malin e Zi fqinj forcat e emergjencës mbrojtën nga flakët dhejtra shtëpi në periferi të Podgoricës. Zjarri kishte shpërthyer në një “terren mjaft të vështirë për t’u kaluar”, u tha gazetarëve drejtusi i Agjencisë së Shpëtimit, Nikola Bojanovic. Gjatë pasdites të hënën tymi dukej edhe në kodrat mbi Podgoricë.

Në Split të Kroacisë gjatë natës duke gdhirë dita e hënë kanë qenë në terren rreth 150 zjarrfikës kundër një zjarri në pyll.

 

Vala e të nxehtit vazhdon me temperature rreth 40 gradë

Ballkani dhe vendet në hapësirën e Mesdheut që nga korriku po përballen me të nxehtit ekstrem dhe zjarret në pyje. Në Shqipëri, që nga fillimi i korrikut, sipas Sistemit Europian të Informimit për Zjarret (EFFIS) është djegur gati 34.000 hektar truall. Policia në shumë raste dyshon për zjarrvënie të qëllimshme dhe më shumë se 20 të dyshuar janë arrestuar.

 

Vala e të nxehtit në Ballkan do të zgjasë. Në Serbi, Bosnje dhe Kroaci temepraturat pritet të arrijnë deri në 40 gradë celsius.


Sulmi ndaj News24/ Përplotet Drejtoresha e Përgjithshme Anila Jole: I paprecedentë, 230 punonjës u hodhën në rrugë, u trajtuam si kriminelë, jo gazetarë

Mëngjesin e sotëm 9 gusht 2025, Policia ka rrethuar godinën e News24, duke ndërprerë me forcë dhe pa asnjë paralajmërim sinjalin e transmetimit, në një akt të paprecedent ndaj medias së lirë.

 

Punonjësit janë penguar të hyjnë në vendet e tyre të punës, ndërsa qytetarët janë privuar nga kanali më i madh dhe më i besueshëm informativ në vend.Tashmë News24, ka nisur transmetimin maratonë në Youtube, nga ku qytetarët do të ndjekin gjithçka po ndodh në kohë reale, pavarësisht përpjekjeve që zëri i të vërtetës të mos mbërrijë tek qytetarët, duke ndërprerë energjinë elektrike, e për pasojë edhe trensmetimin e medias më të rëndësishme informative në vend.

Read more ...


Gent Sula i Intersig ‘lavatriçe’ e Ajola Xoxës, e ndihmoi të “pastronte paratë”

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka ngritur dyshime të forta për administratorin e “Intersig-Viena Insurance Group”, Gentian Sula, lidhur me ndihmën që ai i ka dhënë Ajola Xoxas, bashkëshortes së kryebashkiakut Erion Veliaj, për kryerjen e “pastrimit të parave”.

 

Sipas hetimeve, Gentian Sula ka ofruar një vilë në ish-Bllok, Tiranë, për përdorim pa qira, në mënyrë që Xoxa të mund të shfrytëzonte hapësirën për aktivitetin e saj të artit dhe kulturës, ndonëse vila ishte pronë e tij dhe bashkëjetueses së tij.

Read more ...


Shqipëria përforcon partneritetin me qeverinë e Netanyahut në sigurinë kibernetike

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), në kuadër të përpjekjeve për të rritur qëndrueshmërinë kibernetike dhe për të ndërtuar partneritete strategjike ndërkombëtare, ka pritur sot një delegacion izraelit në një workshop dedikuar bashkëpunimit teknik dhe shkëmbimit të praktikave më të mira në fushën e sigurisë digjitale.

 

Drejtori i përgjithshëm i AKSK-së, Igli Tafa, theksoi rëndësinë e thellimit të këtij bashkëpunimi me partnerët izraelitë, duke e cilësuar si thelbësor për krijimin e një sistemi të integruar dhe të qëndrueshëm të sigurisë kibernetike në Shqipëri. Sipas tij, përvoja dhe mbështetja që Izraeli ka ofruar në hartimin e strategjive dhe ngritjen e kapaciteteve operacionale është një model i suksesshëm që i shërben sigurisë kombëtare.

Read more ...

XS
SM
MD
LG