Kompeks pa leje në Dhërmi/ Policia “shpëton” Klaudio Rikon e “Olea”, arreston inxhinierin
Kompania e ndërtimit “Halisof”, në pronësi të Klaudio Riko, e njohur më së shumti për ndërtimin e kompelsit turistik ‘Olea” në zonën e Dhërmiut, është kapur në flagrancë duke kryer punime pa leje, për një tjetër resort, po në të njëjtën zonë, të emërtuar projekti “Veil”.
Në 5 qershor 2025, Policia e Vlorës ka konstatuar se punimet në këtë fshat turistik po kryheshin pa lejen e Bashkisë së Himarës.Siç ka ndodhur edhe më parë me kompaninë investitor strategjik “Soleil & Sea”, edhe në rastin e “Halisof” shpk, policia, përballë kësaj paligjshmërie, ka goditur hallkën më të dobët.