Lidhje


Pas tensioneve, punonjësit e Pacollit drejt rikthimit në kantierin e Aeroportit të Vlorës

Pas vendimit të Gjykatës së Lartë, kompania MABCO pritet të rikthehet në kantierin e Aeroportit të Vlorës për të vijuar punimet, së bashku me nënkontraktorët e saj. Vendimi i riktheu kompanisë të drejtat e administrimit në shoqërinë koncesionare, duke rrëzuar vendimet e mëparshme të Gjykatës së Shkallës së Parë dhe të Apelit.

 

Përplasja mes MABCO dhe 2A Group ka sjellë vonesa në realizimin e projektit të Aeroportit të Vlorës. Më 29 maj, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, u dha kompanive një afat 30-ditor për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, duke paralajmëruar gjoba dhe deri në prishje të kontratës koncesionare në rast të mosrespektimit të afateve.

Read more ...


Vajza e dëshmorit Tahir Sinani reagon ashpër ndaj Ballës: Gjaku i babait tim do t’ua thyejë qafën

Rugova Sinani, vajza e Heroit të Kombit dhe dëshmorit të luftës në Kosovë, Tahir Sinani, ka reaguar me tone të forta ndaj kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, pas publikimit të një dokumenti ku përmenden emra luftëtarësh të UÇK-së, mes tyre edhe ai i komandantit legjendar.

 

Në një reagim në rrjetet sociale, ajo shprehet e indinjuar për mënyrën se si është trajtuar figura e babait të saj, duke e konsideruar këtë një fyerje të rëndë ndaj sakrificës dhe kontributit të tij për çështjen kombëtare.

Read more ...


Nga protesta në qëndresë: qytetarët e gdhijnë para Kryeministrisë

Tashmë e kthyer në një traditë,  një grup protestuesish, kanë kaluar sërish natën para kryeministrisë. Ata kanë marrë batanije e mbulesa dhe kanë qëndruar në shenjë rezistence kundër qeverisë “Rama” në karriget metalike. Protestuesit kanë zgjedhur të njëjtin vend, te pemët pranë godinës së Kryeministrisë duke mos penguar lëvizjen e automjeteve.

 

Protesta e 26-të para kryeministrisë u hap me leximin sërish të kërkesave të qytetarëve, ku theksojnë se kërkesa kryesore e tyre është largimi i kryeministrit Edi Rama.

Read more ...


Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, lëshohen masat e sigurisë për 6 funksionarë publikë

Gjashtë funksionarë të shtetit janë vënë nën masa sigurimi me kërkesë të Prokurorisë së Elbasanit, pasi dyshohen për përfshirje në një skemë abuzimi me fondet shtetërore të ndihmës ekonomike, duke i shkaktuar buxhetit një dëm prej rreth 12.5 milionë lekësh.

 

Sipas njoftimit zyrtar, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka caktuar masat “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik” ndaj gjashtë personave me detyra si administrator shoqëror, postier, drejtor drejtorie në bashki dhe specialistë të administratës.

Read more ...


Helmohen përsëri! 60 kursantë të Akademisë së Sigurisë përfundojnë në spital, nisin hetimet për shkaqet

Rreth 30 kursantë të Akademisë së Sigurisë kanë marrë ndihmë mjekësore pas shfaqjes së simptomave si të vjella, diarre, temperaturë dhe dhimbje koke gjatë mbrëmjes së të mërkurës.

 

Sipas informacioneve paraprake, kursantët janë transportuar në grupe drejt spitalit për trajtim dhe vlerësim mjekësor. Autoritetet po hetojnë për të përcaktuar shkakun e incidentit, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që simptomat të jenë shkaktuar nga ushqimi i konsumuar në institucion.

Read more ...

XS
SM
MD
LG