Lidhje


3 të arrestuar për aksidentin me 4 viktima në Vorë - Fushë Krujë, policia jep detaje

Tre persona kanë përfunduar në pranga në lidhje me aksidentin me 4 viktima pak para mesnatës në aksin rrugor ”Vorë - Fushë Krujë”. Policia e Tiranës ka dhënë detaje pasditen e sotme, ku sqaron se të arrestuar janë drejtuesi i betonierës me të cilën u përplas automjeti me të cilin udhëtonin viktimat, një i afërm i tij për pengim të zbulimit të së vërtetës dhe menaxheri i firmës së betonit Danjel Koxha, ndërsa është shpallur në kërkim administratori i kësaj firme Saimir Hoxha.

 

Njoftimi i Policisë Tiranë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mëngjesin e sotëm, për aksidentin e ndodhur në Fushë Prezë, bëjmë me dije se në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera në drejtimin e Prokurorisë, specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan në flagrancë shtetasit:

-A. K., 24 vjeç, drejtuesi i automjetit betoniere, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”. Më datë 19.03.2025, rreth orës 23:50, në segmentin rrugor ”Vorë - Fushë Krujë”, automjeti tip “Mercedes Benz” me drejtues shtetasin E. L., 25 vjeç (i pajisur me leje drejtimi), që dyshohet se lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara, ka goditur nga pas betonieren me drejtues shtetasin A. K. (pa leje drejtimi për këtë kategori mjetesh), që kishte ndaluar në karrexhatë, por nuk kishte ndezur bllokazhin. Nga goditja, automjeti tip “Mercedes Benz” është përfshirë nga flakët dhe për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi dhe 3 pasagjerët. Pas aksidentit, drejtuesi i betonieres është larguar nga vendngjarja;   

 

-V. K., 25 vjeç, i afërm i 24-vjeçarit, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi dyshohet se ka larguar nga vendi i aksidentit, 24-vjeçarin;

-D. K., 34 vjeç, me detyrë menaxher i firmës për prodhimin e betonit, në të cilën ishte i punësuar shtetasi A. K., për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se menaxheri nuk kishte marrë masa për pajisjen e betonieres, me dokumentacionin e nevojshëm për qarkullim dhe kishte punësuar drejtuesin e betonieres, pa patur leje drejtimi për këtë kategori mjetesh.

 

-Gjithashtu, është shpallur në kërkim administratori i kësaj firme, shtetasi S. H., 27 vjeç. Punohet për kapjen e tij.  

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. /A2 Televizion


Përfshihet nga flakët xhamia në Shupenzë të Bulqizës, çfarë dyshohet?

Një xhami në Shupenzë të Bulqizës është përfshirë nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit të së premtes. Sipas policisë dyshohet se shkak mund të jetë defekt në rrjetin e instalimeve elektrike. Ndërsa policia po vijon hetimet për zbardhjen e zjarrit.

 

Mësohet se në kohën kur ka rënë zjarri nuk ka pasur besimtar mysliman brenda saj, por dëmet materiale janë të shumta, ku është djegur e gjithë pjesa e çatisë dhe orenditë që gjendeshin brenda xhamisë.

Read more ...


Futën familjarët si kandidatë për deputetë, Bushati për Lapajn dhe Shabanin: Banale, mënyra që kanë zgjedhur!

Andi Bushati, i ftuar në emisionin Të Paekspozuarit në MCN TV, ka komentuar futjen e familjarëve në listat e mbyllura në koalicionin "Nisma Shqipëria Bëhet".  Bushati tha se është e drejtë e tyre ta bëjnë, për të shmangur listat e mbyllura, por forma që kanë zgjedhur është banale. 

 

"Këta që kanë bërë trukun janë në të drejtën e tyre, kur kanë milituar për listë të hapur, do të gjejnë një truk. Atje ku nuk jam dakord, por bie dakord me Shehajn, kur vendos ta bësh duhet të kesh një lloj morali, që kam disa njerëz që besojnë te këto parime dhe do të sakrifikohen duke u dorëhequr. Po fute gruan dhe babain bëhet banale. Pra jo zgjidhja, por forma që është gjetur…", tha Bushati.  

Read more ...


Evropa në gjendje lufte! Udhëzues mbijetese, bunkerë dhe mburojë dronësh... Si po përgatitet për Rusinë

Në përgjigje të kërcënimeve në rritje nga Rusia, vendet evropiane po intensifikojnë përgatitjet për një konflikt të mundshëm të shkallës së gjerë, duke përfshirë udhëzues mbijetese, ndërtimin e bunkerëve bërthamorë dhe zbatimin ose shqyrtimin e rekrutimit të detyrueshëm.

Franca, për shembull, po përgatit një udhëzues mbijetese dhe ka vendosur avionë të armatosur me armë bërthamore pranë Gjermanisë, me këtë të fundit që mund të jetë nën mbrojtjen bërthamore franceze.

 

Polonia dhe vendet e tjera Nordike dhe Baltike po forcojnë mbrojtjet dhe po planifikojnë rekrutime.

Vendet Balltike po ndërtojnë një linjë të përbashkët mbrojtëse përgjatë kufirit me Rusinë, e cila do të përfshijë rreth 600 bunkerë në secilin shtet.

 

Kjo linjë do të përmbajë gjithashtu llogore për tanke, pyje mbrojtëse, pengesa kundër mjeteve të blinduara të njohura si “dhëmbët e dragoit” dhe “iriqët”, si dhe sisteme raketore.

Polonia dhe vendet Balltike kanë tërhequr gjithashtu nënshkrimin nga një traktat ndërkombëtar që ndalonte minat antipersonale, ndërsa përgatiten për të ndalur një sulm të mundshëm rus.

Read more ...


Plas lufta në Bashki, Rama emëron Jonida Halilin, Veliaj urdhëron t’i ndalohet hyrja në Institucion

Skandali që ka përfshirë Bashkinë Tiranë ditët e fundit po thellohet më shumë akoma. Burime bëjnë me dije se Rama pas shkarkimit të Alban Dokushit si Sekretar i Përgjithshëm ka emëruar Jonida Halilin në këtë post, e cila më parë ka mbajtur postin e zv/kryetares së Bashkisë. 

 

Burimet për Dosja, shtojnë se ky veprim i Ramës nuk është pritur mirë nga Veliaj, i cili nga burgu i Durrësit ka urdhëruar policinë Bashkiake në Tiranë që ruan institucionin e Bashkisë që mos të lejojnë hyrjen e Halilit në Bashki. Bashkia tashmë është e paralizuar dhe për momentin merr urdhëra vetëm nga qelia e burgut të Durrësit.

Read more ...

XS
SM
MD
LG