Lidhje


Pamje nga burgu të Ilir Metës, ish-presidenti ecën në ambientet e ajrosjes

Prej gati tre muajsh, kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ndodhet në burgun “313” në Tiranë. A2 CNN ka siguruar një video ku shihet ish-presidenti në ambientet e ajrosjes së burgut, duke bërë ecje përgjatë oborrit të brendshëm.

 

I njohur për udhëtimet e tij në natyrë dhe në ngjitjen e maleve, Meta mundohet të vijojë me regjimin stërvitor edhe në kushtet e izolimit. Ai u arrestua në tetor të vitit të kaluar me urdhër të SPAK dhe akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe lobim në SHBA.

Read more ...


Kur llumi i rrjeteve sociale kthehet në realitet dominues! Sh.err me th.ika në Tiranë, vajza bën për spital shoqen e ngushtë

Një vajzë ka mbetur e plagosur me thikë pas një sherri me shoqen e saj. Ngjarja ka ndodhur në Tiranë, ku sherri mes dy vajzave ka degraduar në përdorimin e thikës, ku për pasojë njëra prej tyre ka mbetur e plagosur dhe është dërguar menjëherë në spiral, ndërsa tjetra është shoqëruar në komisariat.

 

Vizionplus raporton se  shkaku i sherrit ka qenë tërësisht banal. Policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Read more ...


Borxhi publik 2025 për frymë = 6220€

Duke analizuar borxhin publik të Shqipërisë për çdo banor, vërehet një rritje e ndjeshme. Në vitin 2024, çdo qytetar shqiptar kishte një borxh prej rreth 493,000 lekësh (rreth 5,002 euro). Në vitin 2025, kjo shifër pritet të arrijë në 614,000 lekë (rreth 6,222 euro), që do të thotë një rritje prej 120,400 lekësh për person. Kjo rritje tregon se barra e borxhit për çdo banor është shtuar ndjeshëm gjatë dekadës së fundit. Për më tepër, kostoja e shërbimit të këtij borxhi, që përfshin pagesat e interesave, pritet të jetë 28,538 lekë për person në vitin 2025.

Read more ...


Çarja e digës së hidrocentralit të Sasaj, Lukova dhe Borshi prej disa orësh pa energji elektrike

Pasi muri rrethues i ujëmbledhësit të hidrocentralit Sasaj në Bunec të Lukovës është çarë mesditën e sotme duke shkaktuar përmbytje në fshatrat Lukovë dhe Bunec situata është përkeqësuar. Më herët Ministria e Mbrojtjes bëri me dije se janë përmbytur 12 biznese turistike dhe nënstacioni elektrik që furnizon Lukovën dhe Borshin.

 

Për shkak të këtij incidenti, të dy zonat janë pa energji elektrike për disa orë, duke shkaktuar shqetësim të madh te banorët dhe bizneset lokale. Ndërsa u raportua se alternativa e furnizimit me energji nga Nënstacioni i Kuçit, siç pretendohet, është e pamundur sepse para një muaji është hequr nënstacioni portabël që i ishte vënë Borshit për sezonin turistik.

Read more ...

XS
SM
MD
LG