Lidhje


Plani i BE-së prej 6 miliard eurosh për rritjen ekonomike të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut përfitojnë të parat

Komisionerja për Fqinjësinë dhe Negociatat në Bashkimin Evropian, Marta Kos, nëpërmjet një postimi në rrjetin social X, bëri të ditur se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të marrin parafinancimin e parashikuar në Planin e Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor.

 

Sipas saj, ky parafinancim duhet të nxisë zbatimin e reformave kyçe për të përmirësuar jetën e qytetarëve.

“Urime Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për vendosjen e ritmit në Ballkanin Perëndimor për të marrë parafinancim sipas Planit të Rritjes! Kjo duhet të nxisë zbatimin e reformave kyçe për të nxitur rritjen, për të përmirësuar jetën e qytetarëve dhe për t’i sjellë vendet më afër BE-së.”, shkruan në X Komisionerja për Fqinjësinë dhe Negociatat në Bashkimin Evropian, Marta Kos.

 

922 milionë euro impakti deri në 2027-ën në ekonominë shqiptare

Dokumenti i politikës “Agjenda Kombëtare e Reformave 2024-2027” (AKR 2024-2027) konsiderohet si një instrument i rëndësishëm që do të nxisë përgatitjet ekonomike të orientuara nga tregu për përshpejtimin e integrimit të ekonomisë shqiptare në Tregun e Vetëm të Bashkimit Evropian, drejt progresit në konvergjencë me vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe vjen si kërkesë e kreut III të Rregullores 2024/1449 të Bashkimit Evropian.

Read more ...


Dorëhiqu Ilir Proda! Shurdh-memecit të pafajshëm i çanë kafkën, Policia heshti!

JOQ Albania bëri publike ekskluzivisht mbrëmjen e djeshme një ngjarje të rëndë të ndodhur pak ditë më parë në Lushnje, ngjarje e cila është fshehur nga Policia e Shtetit shqiptar. 

 

Fabjol Hysi (44 vjeç), pjesë e komunitetit të personave me aftësi të kufizuara (shurdh-memec), u sulmua brutalisht nga dy të rinj, Enea Korreshi (17 vjeç) dhe Irdi Nasufi (20 vjeç) të cilët e goditën brutalisht me grushte. Ky i fundit e goditi të mjerin shurdh-memec, me një gur në kokë duke i shkaktuar fraktura në kafkë dhe hemorragji në tru.

 

44-vjeçari aktualisht ndodhet në koma në Spitalin e Traumës në Tiranë. Burime të afërta të viktimës bënë me dije ditën e sotme për JOQ se 17-vjeçari Enea Korreshi, njëri prej autorëve të tentativë-vrasjes është lënë i lirë.

 

”Pershendetje JOQ. Jam një familjare i Fabiol Hysit ne Lushnje.Njeri nga agresoret ka dal qe dje nga paraburgimi ndërkohë qe Fabioli eshte ne gjendje kome.Mund ta verifikoni ketë qe po them,behet fjalë për Enea Korreshin.Flm per zërin qe i dhatë kësaj ceshtje!”

 

Drejtori Madhor i Policisë së Shtetir Ilir Proda jo vetëm që nuk reagoi për këtë ngjarje, por urdhëroi edhe Policinë të heshtte ndërkohë që njëri prej autorëve të ngjarjes masakër është lënë i lirë.

 

Qytetarët e revoltuar kanë kërkuar dorëheqjen e Prodës. Si tjetër rast i përsëritur ky i Fabjol Hysit, i ngjashëm me rastin e vrasjes të së pafajshmit Egli Proga në Pogradec imazhi i të cilit u tentua të baltosej nga Policia e Shtetit duke fshehur ngjarjen e po ashtu në vrasjen e Martin Canit, ku autorët me prindër hetues u përjashtuan nga ngjarja.

 

Ngjarja tmerruese e ndodhur mbrëmjen e së enjtes, më 20 mars, mori popullaritet vetëm pasi JOQ Albania bëri denoncimin publik të autorëve me emra e pamje, duke shkaktuar revoltë të madhe tek qytetarët se përse një rast i tillë nuk ishte raportuar nga Policia e Shtetit.

 

Duke qenë se viktima nuk mund të dëgjojë dhe të flasë, ai nuk ka pasur mundësi të kërkojë ndihmë. Kamerat e sigurisë së bizneseve pranë vendngjarjes kanë dokumentuar sulmin, policia i ka patur në dorë dhe ka refuzuar të denoncojë publikisht ngjarjen, deri në momentin që u bë publike nga JOQ.

 

Burime pranë familjarëve të të plagosurit thanë për JOQ se ngjarja po tentohet të fshihet, pavarësisht se bëhet fjalë për një tentativë të rëndë për vrasje. Ata kërkuan drejtësi dhe që rasti të marrë vëmendjen e duhur nga autoritetet!


Krimi me 2 të vdekur në Kosovë! Flet i afërmi i viktimës: E vrau pronari i furrës së bukës nga xhelozia, sepse shkoi të punonte në një vend tjetër!

“Në vendngjarje janë gjetur disa gëzhoja që dyshohet se janë përdorur në këtë krim. Janë duke u intervistuar dëshmitarë dhe në koordinim me policinë janë duke u hetuar të gjitha rrethanat që kanë quar në këtë ngjarje të rëndë”, ka thënë Prokuroria  e Kosovës në një njoftim për publikun.

 

Policia ka bërë të ditur se me urdhër të prokurorit, dy trupat e pajetë do të dërgohen dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur disa orë pasi autoritetet kanë bërë të ditur se të dielën në Vushtrri është vrarë një 19-vjeçar nga një bashkëmoshatar i tij.

 

I dyshuari është kapur pak kohë pas aktit dhe është dërguar në mbajtje, ku thuhet ta ketë pranuar fajësinë.

 

Motivet e vrasjeve nuk dihen ende, derisa autoritetet kanë thënë se po kryejnë hetime të vazhdueshme. 


Muzeu mobil "Luftërat e Çanakalasë" hapet për vizitorët në Tiranë

Muzeu mobil "Luftërat e Çanakalasë" ka hapur dyert për vizitorët në Tiranë.

 

Ndalesa e parë e këtij muzeu në Shqipëri ishte në qytetin e Shkodrës, ndërkohë për disa ditë do të qëndrojë i hapur edhe në Tiranë.

 

Në Sheshin "Skënderbej" në kryeqytet, muzeu është vizituar nga qytetarë të moshave të ndryshme, nxënës dhe studentë.

 

Ky muze mobil i cili përmban objekte nga luftërat e Çanakalasë dhe ofron shfaqje digjitale do të qëndrojë i hapur për vizitorët në Tiranë nga datat 21-26 mars dhe më pas do ta vizitojë edhe qytetin e Elbasanit.

 

Muzeu, i cili u përgatit për ta përcjellë frymën e Çanakalasë te brezat e ardhshëm, përmban fotografi, objekte lufte, artefakte historike të asaj periudhe si dhe shfaqje digjitale.

 

Ky muze lëvizës do të vizitojë edhe vende të tjera të Ballkanit.

 


Nga lider në lodër/ Si po e përdor Rama për herë të fundit Lulzim Bashën

Ditët e fundit, Edi Rama dhe Lulzim Basha nuk po ngjajnë më me dy figura politike, por me dy personazhe komikë të një komedie, që prodhon çdo ditë nga një dozë të re neverie. Dy klounët e një Shqipërie të varfër dhe me probleme: njëri duke i dhënë gaz makinës nën tingujt e Unikkatilit, tjetri i veshur me kostum sportiv dhe i dehur nga një vetëkënaqësi arrogante.

Njëri, me këmishën e hekurosur dhe flokët me xhel që bërtet me të madhe para celularit, tjetri me vetësigurinë e një autokrati në degradim që flet për art, por vjell beton dhe propagandë. 

 

Sot, të dy kanë gjetur një gjuhë të përbashkët: hip-hopin e Unikkatilit. Jo për të sfiduar realitetin, por për ta fshehur atë. Luli që bën diss me refrenin “Ku i ke shokët o Rame?”, ndërsa Rama ia kthen me “Se ti nuk mundesh me u shty me mu”, dhe spektakli vazhdon nga Facebook, ndërsa në sfond, një popull që shtyn ditët në varfëri, paguan fatura për projektet e oligarkisë, dhe i jep “play” kësaj farse si të ishte një episod i ri i “Portokallisë”, por me pasoja

Prej vitesh tanimë, Lulzim Basha nuk është më lider opozite, por bashkë me lidershipin politik ka dorëzuar edhe fytyrën, duke u shndërruar në klounin zyrtar të qeverisë, një figurë tragjike që ka kaluar nga zhgënjimi në vetëshkatërrim. I dorëzuar ndaj idesë se nuk ka më mbështetje, nuk ka më parti, nuk ka kauzë dhe as turp, tashmë krijon skena për klikime, një celular dhe ulërimat “O Rame ku jeeee!”

 

Rama? Tallet, qesh dhe e përdor ish-kundërshtarin e tij, njësoj siç bëri në vitin 2017, kur e bindi të mbyllë çadrën duke i dhënë ca ministri dhe hipotekën, për t’i rrëmbyer zgjedhjet. Siç e përdori edhe kur Sali Berisha u përjashtua nga Partia Demokratike në shtator të vitit 2021, një akt që e shndërroi opozitën në orendi të thjeshtë të zyrës së Ramës.

Duhet thënë se profili i një Lul Bashe të qeshur dhe të shpenguar, është një eksperiment i dështuar. Vetë Basha bëri një tentativë për t’u shfaqur i çliruar nga kombinimi kostum-kollare gjatë fushatës së zgjedhjeve të vitit 2021. Por kur pa se përpjekja e këshilltarëve të huaj për ta sjellë liderin e opozitës më njerëzor dhe më të natyrshëm, shndërrohej vazhdimisht në frymëzim për meme, ai vetë hoqi dorë.

 

Sepse çfarëdo filtri të përdorësh, realiteti del i njëjti: Luli mbetet një “koçi politik”. Edhe tani, kur vëmendja publike duhej të ishte te korrupsioni, varfëria, krimi dhe keqqeverisja, Lul Basha duket se po i jep ndihmën e fundit Edi Ramës duke e shpërqëndruar elektoratin opozitar me disset, memet dhe shakatë banale nëpërmjet një skeçi, ku populli nuk është më votues, por spektator që voton me gishtin që bën scroll.

Gjithsesi, të mos gënjejmë veten. Basha nuk ka më asnjë aspiratë për të qeverisur. Kur ka vendosur të shndërrohet në jokerin e Ramës –ai ishte i ndërgjegjshëm që do të jetë thjesht një meme lëvizëse, një karikaturë e opozitës që shkakton të qeshura. Por sërish zgjedh të jetë pjesë e farsës. Sepse mesa duket, ca njerëz preferojnë më mirë t’i qeshin, sesa t’i harrojnë fare.

 

Rama ndërkohë ka luksin të shfaqet artist, kryeministër, baba i kombit dhe ndonjëherë edhe Unikkatil. Në fund, këtu nuk flitet më për politikë, por për humor të zi. Një serial i pafund ku e vetmja gjë që ndryshon është numri i skandaleve dhe toni i memeve; një eksperiment social ku luhet me njerëzit, që nuk duhet të kuptojnë se sa poshtë kanë përfunduar.

Pra, mos u çudisni kur shihni Lulin që bën freestyle dhe Ramen që qan hallin e SPAK-ut. Është vetëm akti i radhës i Republikës së Klounëve. Aty ku politika ka vdekur dhe komedia e zezë ka marrë pushtetin.
Zgjidhni kë doni në zgjedhje! Klounin me kravatë ose klounin me penel! Janë pjesë e të njëjtës trupë cirku. Ne na kanë lënë vetëm një funksion: ne paguajmë biletën! /Lapsi.al

XS
SM
MD
LG