Shtyhet sërish gjyqi për Gërdecin, mungojnë dy avokatët e Mediut
Gjyqi për dosjen Gërdeci është shtyrë më datë 24 shtator ora 14.00. Shkak u bë mungesa e dy avokatëve mbrojtës të ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, Ardian Visha dhe Henrik Ligori. Në seancë mungoi edhe Mediu.
Familjarët e 7-vjeçarit Erison Durda kërkuan të njoftohet Dhoma Avokatisë për mungesën e dy avokatëve, pasi është e disata herë që ata nuk paraqiten në seancë. Mediu akuzohet për shpërdorim detyre, pasi sipas SPAK, janë shkelur procedurat e ngritjes së fabrikës së demontimit në Gërdec, pranë një zone të banuar si dhe ato të municioneve.