Lidhje


Dy vëllezërit, kushëriri dhe shoku: Këta janë 4 të rinjtë që vdiqën në aksident

Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur mesnatën e së mërkurës në Fushë-Prezë, ku humbën jetën 4 të rinj.

Viktimat, dy vëllezërit Enejd Laçi, 25 vjeç, Erild Laçi, 20 vjeç, si edhe Enrikejd Kurti, 24 vjeç dhe Andi Laçi, 22 vjeç, janë të katërt me origjinë nga fshati Borizanë i Fushë-Krujës.

 

Të rinjtë po ktheheshin nga aeroporti i Rinasit, pasi Erildi kishte ardhur nga Gjermania, kur u përplasën për vdekje në Fushë-Prezë.

 

Aksidenti fatal ndodhi kur makina e drejtuar nga 25-vjeçari Enejd Laçi u përplas me një betoniere që drejtohej nga 24-vjeçari A.K. Ka dyshime se shkak për aksidentin tragjik mund të jetë bërë shpejtësia tej normave të lejuara e mjetit "Benz" me të cilin po lëviznin të rinjtë, pasi në venndgjarje ekspertët nuk kanë hasur shenja frenimi.

 

Si pasojë e përplasjes së fortë me betonieren, makina, e pajisur me impiant benzinë-gaz ka shpërthyer në flakë dhe të rinjtë janë djegur për së gjalli. Pas përplasjes, trupat e pajetë të katër të rinjve janë nxjerrë të karbonizuar dhe janë transportuar në morgun e Tiranës.

 

Familjarët e tyre, ende të tronditur nga humbja e madhe, nuk i kanë marrë ende trupat për shkak të procedurave të ekspertizës.

Në fshatin Borizanë të Fushë-Krujës ka pllakosur heshtja dhe zia pasi kuja për 4 të rinjtë e vdekur është më e fortë se çdo zhurmë tjetër.


Detaje nga sulmi te ‘CFO Pharma’. Pronari i kompanisë i përfshirë në fajde!

Detaje të reja dalin nga hetimet lidhur me sulmin me armë ndaj kompanisë farmaceutike CFO Pharma, ngjarja e ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martës (17 Mars).

Pista ku po fokusohet grupi hetimor për sulmin ndaj CFO Pharma është aktiviteti i biznesmenit, Nadir Çausholli, i cili dyshohet të jetë i përfshirë në marrjen dhe dhënien e parave me fajde rreth viteve 2019-2022.

 

Gjithashtu një pistë tjetër ku po hetohet është edhe ajo e konkurrencës.

Por, vetë biznesmeni Nadir Çausholli nuk ka dhënë asnjë detaj që mund të ndihmojnë hetuesit në identifikimin e autorëve apo porositësve, shkruan panorama.

 

Hetuesit dyshojnë se autorët e sulmit janë paguar nga persona të tretë për të kryer sulmin me armë që ndodhi rreth orës 02:00.

Nga këqyrja e kamerave të sigurisë ende nuk është zbuluar ndonjë provë e rëndësishme që mund të çojë në identifikimin e autorëve. Pamjet e makinës së tyre nuk janë qarta.

 

Ngjarja e rëndë është shënuar pas mesnatës së të hënës në autostradën Tiranë-Durrës.

Nga një automjet që lëvizte në drejtim të Durrësit është qëlluar me breshëri automatiku mbi një godinë e një prej bizneseve më të njohura në kryeqytetet dhe jo vetëm.

 

Breshëria është adresuar në fasadën e xhamtë të depos farmaceutike “CFO Pharma” duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

 
 
 


Zbulohet kush ishte personi që tërhoqi zvarrë me makinë policin e rrugores në Tiranë!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë te rrethrrotullimi i Unazës së Re, në rrugën “Sotir Caci”, Policia bën të ditur se punonjësi i Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, i planëzuar me shërbim, i ka bërë shenjë ndalimi një automjeti, pasi ka konstatuar lëvizje të pakontrolluara në rrugë.

 

Drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar, por ka vijuar lëvizjen.

Duke vijuar lëvizjen, drejtuesi i automjetit e ka tërhequr punonjësin e Policisë, për disa metra, duke i rrezikuar jetën.

 

Punonjësi i Policisë e ka ndjekur dhe ndaluar automjetin, dhe i ka kërkuar drejtuesit, t’i paraqesë dokumentacionin. Drejtuesi i automjetit e ka kundërshtuar dhe më pas e ka goditur punonjësin e Policisë, duke i shkaktuar dëmtime fizike. 

Mësohet se agresori është Florjan Koçeku, i cili është vënë në pranga.

 

Njoftimi i policisë:

Kundërshtoi dhe goditi për shkak të detyrës, punonjësin e Policisë Rrugore, në detyrë, vihet në pranga 31-vjeçari.

Më datë 18.03.2025, te rrethrrotullimi i Unazës së Re, në rrugën “Sotir Caci”, punonjësi i Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, i planëzuar me shërbim, i ka bërë shenjë ndalimi një automjeti, pasi ka konstatuar lëvizje të pakontrolluara në rrugë.

 

Drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar, por ka vijuar lëvizjen.

Duke vijuar lëvizjen, drejtuesi i automjetit e ka tërhequr punonjësin e Policisë, për disa metra, duke i rrezikuar jetën.

 

Punonjësi i Policisë e ka ndjekur dhe ndaluar automjetin, dhe i ka kërkuar drejtuesit, t’i paraqesë dokumentacionin.

Drejtuesi i automjetit e ka kundërshtuar dhe më pas e ka goditur punonjësin e Policisë, duke i shkaktuar dëmtime fizike.

 

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariat drejtuesin e automjetit, dhe në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të tij, konkretisht shtetasit F. K., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.


Zjarri shkrumboi fermën me 319 bagëti, dëmi deri në 100 mln lekë! Pronari: Pa ndihmën e shtetit, mbyllemi!

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një stallë bagëtish në fshatin Barbullojë të Lezhës, duke shkaktuar dëme të mëdha. Ngjarja ndodhi më 19 mars 2025 në pronën e shtetasit Gjin Toma, ku flakët kanë shkrumbuar të gjithë stallën dhe rreth 319 krerë bagëti, kryesisht dele dhe qingja, të cilat ndodheshin brenda saj.

 

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, por autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e sakta të incidentit. Grupi hetimor ndodhet në terren për të mbledhur prova dhe për të verifikuar nëse ka pasur faktorë të tjerë që mund të kenë ndikuar në përhapjen e flakëve.

 

Fermeri Gjin Toma bën të ditur se si pasojë e zjarrit kanë ngordhur 319 bagëti të imëta dhe 9 gjedhë, duke shkaktuar një dëm ekonomik që vlerësohet nga 90 deri në 100 milionë lekë të vjetra. Ai apelon për ndihmë nga autoritetet vendore, duke theksuar se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike si pasojë e amortizimit të rrjetit.

 

Në orën 5 të pasdites dje ka rënë zjarri këtu në fermë nga shkëndija e korrentit. Dyshoj te korrenti edhe për shkak të amortizimit. Më ka djeg 270 dele, vetëm një shpëtoi dhe 40 qingja. Gjithashtu dy lopë dhe 7 viça. Stalla është 130 metra katrorë. Kurse tjetra shpëtoi se erdhi zjarrfikësja dhe e shpëtoi stallën tjetër. Ishte era e fortë dhe prej saj. Dëmi shumë i madh është por s’kemi ç’ti bëjmë. Ne i kemi bërë të gjitha, po na ndihmoi mirë, po s’na ndihmoi s’kemi çfarë të bëjmë. Kam 12 vjet që merrem me këtë, ne NIPT e me dokumente. Po na ndihmoi shteti do i bëjmë përsëri, po nuk ndihmoi do t’i heqim edhe këto që kemi”, shprehet fermeri.

 

Në përpjekje për të shuar flakët, dy mjete zjarrfikëse u dërguan menjëherë në vendngjarje, por për shkak të përmasave të mëdha të zjarrit, u kërkua ndihmë edhe nga bashkitë Kurbin, Mirditë dhe Vau Dejës për mjete dhe forca shtesë. Megjithatë, pavarësisht ndërhyrjes, dëmet e shkaktuara mbetën të konsiderueshme.


Si reaguan socialistët që u flakën nga Rama në listën e hapur

Përpos eleminimit të 1/3 së grupit parlamentar që ka sot, lideri socialist u’a ka bërë pothuajse të pamundur garën edhe atyre që i ka degdisur në listën e hapur. Të detyruar të përleshen me shoku-shokun, për ato pak vende që sigurohen – përpos atyre që përzgjidhen pa votë-, shumë deputetë kanë reaguar në mënyra të ndryshme.

 

I pari që dha sinjalin se nuk do të merrte pjesë në këtë asgjesim vëllavrasës, ishte Nasip Naço. Të gjithë e mbajnë mend atë videon virale kur, nën avujt e alkoolit, në shoqërinë e Lefter Kokës, Rama e ftonte Naçon të tradhëtonte Ilir Metën, për ti’u bashkuar PS-së. Por, tani kur ish presidenin e ka kalbur në burg edhe “besprerin” Naço e flaku si limon të shtrydhur.

Kjo e bëri Nasipin të reagojë me ironi: “Unë e falënderoj zotin Rama që vuri kritere të forta, që edhe ai që nuk e mendonte duhet ta kuptojë se vjen një ditë kur duhet të ikë”, shkroi ai.

Read more ...

XS
SM
MD
LG