Nuk i dha raport mjekësor për bashkëshorten, 54-vjeçari godet me sende të forta mjekun
Një 54-vjeçar është arrestuar në Vorë, pasi ka dhunuar me sende të forta një mjek. Sipas informacioneve nga policia, bëhet me dije se në pranga ka rënë Ndriçim Mali, 54 vjeç, banues në Marikaj. 54-vjeçari mësohet se ka shkuar në një qendër shëndetësore dhe i ka kërkuar mjekut të qendrës, shtetasit me iniciale E. B., një raport mjekësor për bashkëshorten e tij. Pasi mjeku ka refuzuar të plotësojë raportin pa qenë e pranishme bashkëshortja, 54-vjeçari dyshohet se e ka goditur mjekun, me një send të fortë në kokë.