Lidhje


Akuza e Basir Çollakut: Nga Shteti Bektashi te Yeffet dhe Sanilevich, rrjeti izraelit rreth Ramës

 

Gazetari Basir Çollaku është shprehur ashpër kundër projektit për krijimin e një shteti bektashi në Tiranë, duke e cilësuar atë si një nismë të dëmshme dhe “antikombëtare”. Sipas tij, projekti nuk përfaqëson interesat e bektashinjve shqiptarë, por është pjesë e marrëdhënieve dhe pazareve personale të kryeministrit Edi Rama me lobistë dhe biznesmenë të huaj.

 

Çollaku e lidh vizitën e ambasadorit Paolo Zampolli dhe debatin për shtetin bektashi me atë që ai e konsideron një strategji të Ramës për të krijuar tension dhe për të larguar vëmendjen nga çështje të tjera politike dhe hetimore. Në këtë kontekst ai përmend edhe biznesmenë me interesa izraelite, përfshirë Ron Yeffet, duke ngritur akuza për përfitime nga fondet publike, industria ushtarake, shëndetësia dhe sektorë të tjerë.

 

Në fund, Çollaku thekson se Partia Demokratike dhe Sali Berisha janë kundër krijimit të shtetit bektashi, ndërsa paralajmëron se, sipas tij, një projekt i tillë mund të sjellë pasoja të rënda për interesin kombëtar shqiptar.

 

Postimi i plotë i Basir Çollakut

 

Bektashinjtë shqiptarë se duan shtetin antikombëtar 11 hekatarë të Ramës

 

Ambasador Zampolli, Ambasador për Partnership Global dhe lobist edhe qeverisë sonë, ndonëse drejtohet nga narkoRama. Ai vjen sigurisht edhe si lobues. Siç solli Rama me lobim, vajzën e presidentit Trump në Zvërnec, ditën kur nuk i dhanë biletë për në Davos. Pastaj çështja u bë dosje e SPAK.

 

Shteti Bektashi është një dëm me kosto të lartë për vendin. Themeluar në Turqi, me një histori mbi 700 vjeçare. Me trashëgimi pjesë e inventarit botëror të UNESCO. Prodhimi kësaj historie në Tiranë, është pazar i Edi Ramës. Me një Vardar antishqiptar pjesë e kësaj përralle. Këto nuk janë marrëdhinie shtetesh, por private individësh

 

Sepse Rama ka halle pafund. Kërkon rrëmujë.

 

Jo vetëm kaq

 

Të tjerë izraelitë si Roni dhe Sinani janë përfshirë në afera të mëdha dhurata të Ramës

 

Asnjëri nuk ka hallin e shqiptarëve dhe Shqipërisë. Janë duke marrë qindra milionë euro nga paratë publike

 

Jemi bërë klering për xhepat e KM dhe të korruptuarve miq të tij të huaj dhe vendas.

 

Rezikojmë të jemi një "Palestinë" në Ballkan me fate asgjësuese për kombin.

 

Njëherësh vizita në USA e kreut të opozitës në Dallas ku eshtë konventa republikane me pjesëmarrjen e Trump është vilanosje për Ramën.

 

Izraeliti në hetim në SHBA dhe jo vetëm, Ron Yaffet është ai që Rama donte ti jepte borxhin publik. Që i jep miliona dollarë nga ushtria, për lyerje makinash duke mashtruar se janë prodhime vendi. Ne nuk prodhojmë më as domate e tranguj. Nenprodhojmë eksport, eksod njerëzor dhe drogë. Kaq.

 

Sinani, hebreu tjetër lobist i Ramës, pret ilaçet dhe pajisjet mjekësore. Një ministre iku se nuk nënshkroi këtë dallavere ekstreme korruptive. Disa të tjerë biznese interesa izraelite dhe të Ramës për lobingje, kanë plane për bujqësinë mijëra hektarë tokë sigurisht 1 euro.

 

Në përgjimet e sotme do dalë prapë Rama lakuriq duke shitur Shqipërinë si banane.

 

Ndaj i duhet rrëmujë

 

PD nëpërmjet kryetarit të saj Berisha eshtë shprehur kundër shtetit Bektashi. Shqipëria nuk mund të hyjë në xhepat e të pandehurit KM.


Dosja e mikut izraelit të Ramës: nga Afrika te armët e Shqipërisë, miliona pa tender

 

Një investigim i Exit.al vendos biznesmenin izraelito-amerikan Ron Yeffet në qendër të një rrjeti marrëdhëniesh biznesi me qeveri dhe asete publike, që shtrihet nga Senegali e Togo deri në Shqipëri. Sipas shkrimit, që prej gushtit 2025 shteti shqiptar i ka paguar mesatarisht mbi 3 milionë euro në muaj kompanisë Timak Defence, ndërsa kontrata të tjera lidhen me Advanced Arms Technology. Në të dyja sipërmarrjet shteti shqiptar, përmes KAYO-s, zotëron vetëm 20%, ndërsa partnerët privatë kontrollojnë shumicën.

Read more ...


Dyshja nga Prishtina pas skemës multimilionëshe për kamerat “Smart City”

Një skemë e re biznesi ka dalë në dritë pas marrëveshjes shtetërore për implementimin e teknologjisë dhe inteligjencës artificiale në monitorimin e territorit shqiptar. Në qendër të kësaj sipërmarrjeje globale që kap vlerën e 140 milionë dollarëve, qëndrojnë lëvizje të mirëkalkuluara aksionesh dhe emra me të shkuar politiko-ekonomike në rajon.

 

Rrugëtimi i dyshimtë i kompanisë nëntokësore

Në fillim të vitit 2023 u regjistrua në Shqipëri shoqëria "Fiva Partners", e krijuar fillimisht si agjenci e thjeshtë punësimi. Aksionet e saj ndaheshin mes Liridona Llukës (60%), Nelson Çelës (20%) dhe Shkumbin Asllanit (20%). Profilet e lidhura me këtë shoqëri çojnë te biznesmeni kosovar Behgjet Pacolli, pasi bashkëshorti i Llukës (Valon Lluka) dhe Çela ishin punonjës të tij, ndërsa Asllani ushtronte profesionin e avokatit.

Read more ...


EBA kërkon rrugë alternative për eksportet energjetike për të shmangur kërcënimin Iranian

Emiratet e Bashkuara Arabe po ndërtojnë dhe zgjerojnë rrugë alternative për eksportet e energjisë dhe tregtinë, në përpjekje për të mos lejuar që lufta mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit të paralizojë ekonominë e vendit, sipas Reuters.

 

Këshilltari i presidentit Anwar Gargash tha se eksportet energjetike të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe aktiviteti tregtar nuk do të “mbahen peng” nga konflikti.

Lufta ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë mbi shtetet arabe të Gjirit, përfshirë EBA-n pasi Irani ka lëshuar raketa drejt territorit të tyre dhe ka sulmuar cisterna nafte në Ngushticën e Hormuzit.

Read more ...

XS
SM
MD
LG