Wednesday, 05 March 2025 15:54
“Reforma në Drejtësi është e pakthyeshme”! Është ky mesazhi i ambasadorit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, i cili nënvizon rëndësinë e pavarësisë dhe integritetit të magjistratëve. Ambasadori Gonzato u shpreh se Bashkimi Evropian e ka mbështetur që në fillim procesin e Vetingut dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë deri në përfundimin e tij.
“Besimi është një bindje që duhet të ushqehet vazhdimisht. Ai nuk mund të konsiderohet i dhënë. Kjo do të thotë se, ndërkohë që reforma në drejtësi është e pakthyeshme, zbatimi i saj kërkon vëmendjen dhe mbështetjen tonë të qëndrueshme. Sigurimi i pavarësisë dhe integritetit të gjyqtarëve është një detyrë dhe një përpjekje e përhershme”, tha ai.
Read more ...
Wednesday, 05 March 2025 14:00
Një ngjarje e rëndë është bërë publike këtë të mërkurë nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, e cila bën të ditur se ka ndaluar një oficer policie në Korçë, pasi dyshohet se ka përplasur me makinë një person dhe është larguar nga vendngjarja.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur në aksin Hoçisht – Bilisht, ndërsa i plagosuri është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, shkruan A2 CNN. “Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan - Korçë) ka ndaluar me iniciativë punonjësin e policisë Inspektor J. R., me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Korçë, i dyshuar për veprat penale “Mosdhënia ndihmë” , “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Read more ...
Wednesday, 05 March 2025 11:45
“Unë jam gjallë!” Ky është deklarimi që shumë pensionistë kanë bërë në bankat e nivelit të dytë para se të tërhiqnin pensionin dhe bonusin e pranverës.
Edhe në degët e Postës Shqiptare pensionistët janë drejtuar për të marrë pensionin, e bashkë me të, edhe bonusin e premtuar nga qeveria.
5 mijë lekë është bonusi për të moshuarit që marrin pensionin mbi 20 mijë lekë, dhe 10 mijë lekë për ata që pensionin e kane deri 20 mijë lekë. Shumë prej pensionistëve e kanë quajtur bonusin e votimeve para zgjedhjeve të 11 majit.