Lidhje


Emrat e 35 të akuzuarve për vrasjen e Jasharëve

Pozita të larta komanduese të strukturave të njësive speciale të policisë serbe mbanin 35 të akuzuarit nga Prokuroria Speciale e Kosovës për masakrën e Jasharëve.

KOHA ka siguruar aktakuzën. Në të përmenden me detaje emrat dhe veprimet që dyshohet se i kanë kryer secili prej të akuzuarve. Në mesin e tyre, 13 persona janë të lindur në Kosovë.

Read more ...


Tallje “të pasmesh”: Ermal Beqiri fiton tender të ri për AKSHIN

Shteti shqiptar vazhdon të thyejë çdo rekord absurdi. Ndërsa Ermal Beqiri ndodhet i arrestuar në Francë dhe në pritje të ekstradimit ndaj Shqipërisë lidhur me akuzat për abuzime me tenderat e pengmarrje, kompania e tij vazhdon të vjelë pa asnjë pengesë miliona nga paratë e taksapaguesve.

ipas dokumenteve zyrtare të publikuara më 4 shtator 2026, Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP) ka shpallur fitues bashkimin e operatorëve NSolution shpk dhe HORIZON shpk, të dyja me pronar Ermal Beqirin për tenderin me objekt "Loti 1 – Shërbimi Internetit Linja 1 AKSHI".

Read more ...


Zjarri në Himarë, banorët rrëfejnë natën e ankthit: Mezi kemi shpëtuar

Banorët e Himarës kanë përjetuar një natë të vështirë dhe plot ankth, teksa flakët janë përhapur me shpejtësi pranë banesave dhe strukturave akomoduese.

Era e fortë ka favorizuar përhapjen e zjarrit, duke shtuar panikun mes banorëve dhe turistëve. Disa familje janë detyruar të largohen nga banesat, ndërsa turistët janë evakuuar drejt zonave më të sigurta.

Një prej banoreve, Gentara Ramaj, tregon momentet e frikshme kur flakët iu afruan shtëpisë së saj.

Read more ...


Në forumin e Haxhibektashit u theksua se qendra e bektashizmit është „Shtëpia e Pir-it“

Në deklaratën përfundimtare të forumit të zhvilluar në Haxhibektash të Nevşehirit, u theksua se besimi dhe trashëgimia kulturore bektashiane janë me qendër në Anadoll, ndërsa Teqja e Haxhi Bektash Veliut është qendra shpirtërore e bektashizmit.

U publikua deklarata përfundimtare e forumit me temë „Bektashizmi në Anadoll dhe Ballkan, nga historia deri në ditët e sotme“, i mbajtur në Haxhibektash të qytetit Nevşehir.

Read more ...

XS
SM
MD
LG