Lidhje


"Kur frika nga burgu nuk të frenon dorën"/A ishte Erjon Veliaj pronari i vërtetë i kompanisë “5D”?

Skema me të cilën kanë vjedhur drejtorët e bashkisë së Tiranës, Mariglen Qato dhe Redi Molla nuk ka të krahasuar me metodat e vjetra të korrupsionit në këto 30 vitet e fundit në Shqipëri. Deri dje, kush kishte në mend të përfitonte nga tenderat, detyrohej të binte në ujdi me biznesmenët për t’i marrë ryshfetin, që flitej se shkonte tek 20%.

Kurse drejtorët e Erjon Veliajt nuk kënaqeshin me pak. Në vend se të jepnin tenderin dhe të prisnin ryshfetin, ata i ranë shkurt, i merrnin për vete të gjitha paratë. Shmangën biznesmenët nga skema, krijuan një kompani vetë dhe tenderat i fitonin me kompanitë e veta.

Read more ...


Bizneset në krizë, s’ka punonjës

Njerëzit sigurojnë punën e kërkuar nga bizneset në këmbim të pagave, duke shkëmbyer kohën e lirë të papaguar me kohën e punës së paguar për të garantuar jetesën dhe për të qenë në gjendje të blejnë mallra dhe shërbime.

 

Bizneset, nga ana tjetër, e përdorin këtë punë për të prodhuar mallra dhe shërbime të kërkuara nga konsumatorët. Kur njerëzit kanë punë, kanë para për të shpenzuar në mallra dhe shërbime, gjë që ndihmon bizneset të rriten dhe të krijojnë më shumë vende pune.

Read more ...


Rama: Do të ndërtojmë shkolla dhe konvikte të arsimit profesional

Në kuadër të angazhimeve të ndërmarra lidhur me Strategjinë Kombëtare për Punësim dhe Aftësi 2030, u zhvillua sot Konferenca e dytë Kombëtare e Arsimit dhe Formimit Profesional 2024 me temë “Aftësi Për Pjesëmarrje në Tregun e Punës dhe Profesionet e së Ardhmes”,

 

I pranishëm ishte dhe kryeministri Edi Rama, i cili në fjalën e tij u shpreh se me financimet e reja që kemi vënë në dispozicion për arsimin profesional, si dhe me një tjetër financim në qershor do të mbulojmë të gjithë nevojën për rindërtim dhe rikualifikim të shkollave dhe konvikteve të arsimit profesional në territor me kushte optimale.

Read more ...


Biznesi i medias arrin rekordin e 72 mln eurove/Çipa: Shtohen 10 portale çdo tre muaj

Mes konkurrencës nga interneti e rrjetet sociale e tkurrjes së buxheteve të reklamave si rrjedhojë e ngadalësimit ekonomik, biznesi i mediave po arrin të rritet vit pas viti.

 

Të dhënat e publikuara nga INSTAT tregojnë se “Aktiviteti i publikimeve dhe prodhimeve të programeve” arriti në vitin 2022 në 7.6 miliardë lekë, ose rreth 72 milionë euro. Ky është niveli më i lartë i të ardhurave që është regjistruar ndonjëherë nga mediat në vend. Në krahasim me një vit më parë, qarkullimi vjetor i këtij segmenti është rritur me rreth 12%.

Read more ...

XS
SM
MD
LG