Lidhje


Oligarku i Durrësit s’ndalet! Punimet për pallatin 12 katësh vijojnë edhe të dielën

Banorët e lagjes 1 në Durrës janë të shqetësuar për ndërtimin e një pallati 12-katësh që po ndërtohet në vijën e parë të shetitores. Sipas tyre, puna ka filluar para disa muajsh dhe vinçet e ekskavatorët vazhdojnë punën që në orët e para të mëngjesit, duke prishur qetësinë e banorëve, edhe në ditët e pushimit dhe festave.

 

Sipas tyre një tjetër shqetësim është mungesa e kushteve teknike dhe e tabelës informative që tregon detajet e projektit dhe lejen përkatëse duke nxitur dyshime për ligjshmërinë e ndërtimit. Banorët kanë deklaruar se pallati po ndërtohet nga biznesmeni oligark Fatmir Vualoti, i cili ka zënë edhe një pjesë të hapësirës publike.

Read more ...


Tërhiqet gjyqtari, Gjykata e Lartë shtyn vendimin mbi rekursin e Veliajt dhe Xoxës

Gjykata e Lartë ka vendosur të shtyjë shqyrtimin e rekursit të paraqitur nga Arbër Veliaj dhe Ajola Xoxa, të cilët kundërshtojnë kontrollet e kryera në banesat dhe bizneset e tyre më 6 dhjetor të vitit të kaluar. Kontrollet u ushtruan me vendim të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pas kërkesës së SPAK.

 
Sipas njoftimit në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë, një nga tre gjyqtarët e caktuar për shqyrtimin e çështjes ka kërkuar të tërhiqet për shkaqe papajtueshmërie. Trupa gjykuese përbëhej nga Ilir Panda si relator dhe Albana Boksi e Medi Boci si anëtarë. Seanca ishte planifikuar të zhvillohej më 6 mars, por u shty për një datë të mëvonshme.

Read more ...


Ansambli arkitektonik në Peshkopi shpallet pasuri kulturore dhe historike

Qeveria shqiptare ka miratuar vendimin për shpalljen e “Ansamblit Arkitektonik Urban” të një zone të qytetit të Peshkopisë si pasuri kulturore e historike, së bashku me zonën mbrojtëse dhe planin për ruajtjen, mbrojtjen dhe administrimin e tij. 

 

Qeveria shqiptare e ka shpallur “Ansamblin Arkitektonik Urban” të një zone të qytetit të Peshkopisë pasuri kulturore e historike, së bashku me zonën mbrojtëse dhe planin për ruajtjen, mbrojtjen dhe administrimin e tij, në bashkëpunim me Bashkinë Dibër.

Read more ...


Veliaj shpërndau paratë e qytetarëve për të blerë artistët, Demo: Artistët të dëshiruar për t'u korruptuar

Gazetarja e kulturës, Elsa Demo, ka qenë e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku ka folur për blerjen e artistëve nga Erion Veliaj, duke i paguar me projekte të shtrenjta nga taksat e qytetarëve, pa procedurë dhe meritë, por thjesht për të marrë mbrapsht "lëpirjen" e tyre. Demo u ndal edhe te dosja Veliaj dhe lidhjet e artistëve me "Harabelin" e Ajola Xoxës.

 

"Ishte shumë e rëndësishme, që duke marrë pak shembuj, që nga vlera financiare nuk ishin bombastik si rasti i Driant Zelenli, ishte e rëndësishme për të provuar anën tjetër, që nuk ka përfituar shuma finacniare por një karrierë.

 

Driant Zeneli, është drejtori ekzekutiv i Qendrës Harabel, qendra mëmë nga dolën qendrat e tjera. Rasti i tij ishte e rëndësishme për të thënë deri në ç’pikë kemi arritur. Ai ka përfaqësuar Shqipërinë në Bienalen e Vencias pa garë. Ajola Xoxa e gjeti gati folenë e korrupsionit tek ky person. Nuk i ka korruptuar Ajola të gjithë, kanë qenë të dëshiruar për tu korruptuar.

Read more ...


P.rostitucioni në moshat e reja, një fenomen tejet shqetësues!

Një 19-vjeçare është arrestuar nga policia e Beratit, pasi akuzohet se shfrytëzonte për prostitucion dy motra, njëra prej tyre e mitur. Arrestimi u krye pas një hetimi që zgjati rreth dy muaj dhe ishte pjesë e operacionit të koduar “Multiple”.

 

Sipas burimeve, vajza e arrestuar, S. K., dyshohet se kishte detyruar 19-vjeçaren A. A. dhe motrën e saj 15-vjeçare të ushtronin prostitucion. Ndërkohë, ndaj dy motrave është ngritur procedim penal, por ato do të hetohen në gjendje të lirë.

Read more ...

XS
SM
MD
LG