Tetovë: E kërkon borxhin ti kthehet por han dajak

Mе datë 27.10.2024 në ora 13:05 në SPB Tetovë personi N.D.(40) nga Llaca e Tetovës, ka raportuar se rreth orës 12:00, pasi ishte marrë vesh paraprakisht me telefon, ka shkuar në shtëpinë e Sh.H. nga i njëjti fshat, për t’i marrë paratë që i kishte borxh për punën e bërë, por aty është sulmuar fizikisht nga Sh.H.. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Me datë 27.10.2024 në ora 08:45 në NjP Kamnjan personi S.B (42) nga fshati Kamnjan ka raportuar se për shkak të kontesteve pronësore, rreth orës 08:30 nëna e tij S.B. (72) është sulmuar fizikisht nga nusja e axhës së tij T.B. (63) nga i njëjti fshat. Po merren masa për zbardhjen e rastit.