Lidhje


Makina merr flakë në Bypassin e Murrizit nga mbinxehja! Policia dhe zjarrfikësit në vendngjarje

Një makinë është djegur sot në Bypassin e Murrizit. Shkak i djegies së automjetit, sipas gazetarit Mahir Jangulli, është mbinxehja. Policia është në vendngjarje dhe po bën sistemin e qarkullimit rrugor. Ndërkohë nuk raportohet për persona të lënduar.

 

Nga pamjet e siguruara nga Report Tv, në vendngjarje është edhe zjarrfikësi që po shuan flakët e automjetit. Problematikë konstante sjell për makinat ky bypas i cili shfaq një terren mjaft të vështirë dhe sfidues për makinat dhe shoferët.

Read more ...


Rama:“Vrasjet e të pafajshmëve janë shumë të rralla!”

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria është një vend i sigurt dhe se rastet e vrasjeve të njerëzve të pafajshëm janë shumë të rralla. Ai theksoi se ngjarje të tilla, edhe pse tronditëse, shpesh amplifikohen për të krijuar ndjenjën e pasigurisë në publik. “Vrasjet e njerëzve të pafajshëm janë shumë të rralla dhe ky është një fakt. Shqipëria nuk e ka një problem sigurie. Problemi i sigurisë është më i dukshëm në kryeqytetet e vendeve të mëdha, ku njerëzit shpesh nuk ndihen të sigurt as për sendet e tyre personale,” tha Rama.

Read more ...


E Ngarkuara me Punë e SHBA nga Vlora: Reforma në Drejtësi është punë e të gjithëve, SHBA do të qëndrojë me ju në këtë rrugëtim!

E Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy Von Horn, gjatë një aktiviteti në Vlorë me Drejtorin Rajonal të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Glodian Ahmetaj, theksoi rëndësinë e angazhimit të komunitetit për të ndërtuar besimin publik, për të përforcuar përpjekjet vendore për zbatimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit. Ajo u shpreh se ndryshimi vjen nga njerëzit e guximshëm që “punojnë në zbatimin e ligjit, në gjykata, në qeveri, të cilët tani po krijojnë realisht këto standarde integriteti dhe transparence”.

Read more ...


“Ç.mendet” adoleshentja nga Fushë-Kruja, bën thirrje live për v.rasjen e zyshave: T’i çojmë në të arushës

Për agresitivitetin dhe dhunën e adoleshentëve, kryeministri Edi Rama pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani ia hodhi menjëherë fajin rrjeteve sociale si “Snapchat”  dhe “TikTok”. Ai deklaroi se do t’i mbyllë ato, ku dukej më shumë një retorikë politike, se sa një veprim konkret, pasi mbyllje e këtyre rrjeteve sociale duket një mision “i pamundur” për një vend si Shqipëria.

 

Gjithsesi, kush është përdorues i rrjetit social “TikTok” ka vënë rë se në këtë paltformë adoleshentët gjejnë hapësirë për t’u  shprehur në mënyrë aspak normale, si ofendime e sharje të cilat në shumë raste degradojnë dhe zhvendosen fizikisht.

Read more ...


Shtëpia e Bardhë: Biden e fali djalin e tij "për ta mbrojtur atë nga rivalët politikë"

Shtëpia e Bardhë ka mbrojtur idenë se presidenti amerikan Joe Biden, djalin e tij Hunter Biden që akuzohet për shmangie të taksave dhe parregullsi në posedim të armës, e fali "për ta mbrojtur atë nga rivalët politikë", transmeton Anadolu.

 

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në lidhje me vendimin e Bidenit për amnisti përpara vizitës së tij në Angola. Duke thënë se kjo nuk është hera e parë që një president fal një anëtar të familjes, Jean-Pierre kujtoi se ish-presidenti Bill Clinton fali gjysëm-vëllain e tij Roger Clinton dhe presidenti i zgjedhur Donald Trump fali vjehrrin e vajzës së tij, Charles Kushner.

Read more ...

XS
SM
MD
LG