Artan Hoxha dhe Elton Qyno morën para nga Suel Çela për të keqinformuar njerëzit

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka publikuar sot detajet e plota të operacionit ku u godit grupi kriminal i drejtuar nga Suel Çela, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të kokainës.
Ky grup, sipas SPAK, trafikonte kokainë nga Amerika Latine drejt shteteve të tilla si Gjermania, Britania, Italia, Belgjika dhe Holanda. Përveç trafikut të drogës, organizata kishte si objektiv edhe vrasjen e anëtarëve të një grupi tjetër kriminal që vepronte në Elbasan.