Lidhje


Behar Kaceli: Bektashinjtë janë përdorur historikisht nga politika. Nuk kanë teologë apo baballarë me formim të lartë teologjik

Behar Kaceli, specialist i historisë islame tha në studion e MCN Live se bektashinjtë janë përdorur gjithmonë politikisht, duke shtuar se kjo gjë vijon të ndodhë edhe sot.Sipas Kacelit, bektashinjtë nuk kanë teologë apo baballarë të një niveli me formim teologjik të lartë.

 

"Nga 1826 dhe në vazhdim, për fat të keq edhe më duhet ta deklaroj, këtu kemi përdorimin politik që i është bërë bektashinjve në mënyrë të vazhdueshme dhe sot e kësaj dite iu bëhet.

Read more ...


Qytetari denoncon: Eurosig po më vjedh

Një qytetar ka denoncuar kompaninë e sigurimeve “Eurosig” për shkak të vonesave në dhënien e dëmshpërblimeve dhe mungesën e komunikimit. Qytetari ka treguar për JOQ ALBANIA se në muajin korrik ka pësuar një aksident dhe megjithëse shuma e kompensimit është vendosur para më shumë se një muaji, pagesa ende nuk është kryer.
 
“I kam kontaktuar në mënyrë të përsëritur, por nuk ka asnjë përgjigje. Shikojnë mesazhet, por nuk kthejnë përgjigje,” thekson qytetari, i cili pohon se pa shkuar fizikisht në zyrat e kompanisë, është e pamundur të marrë ndonjë përgjigje nga Eurosig.

Read more ...


U rindërtua pas tërmetit, mbyllet shkolla në Rrogozhinë. 24 nxënës bëjnë 3 km rrugë çdo mëngjes

Kryetari i FRPD Rrogozhinë, Eljon Kaja, ka denoncuar mbylljen e shkollës 9 vjeçare Kreyevidh pas rindërtimit nga tërmeti, teksa rreshton dhe pasojat e mbylljes së kësaj shkolle.

 

Ai deklaron se 24 nxënës bëjnë 3 km rrugë për të vazhduar studimet në një shkollë tjetër. 30 nxënës nga komuna Kryevidh paguajnë 2500 lekë-3000 lekë në ditë transport për të shkuar në gjimnaz (kosto e papërballueshme). 20 gjimnaziste nga komuna Gose mbi 15 nga Rrogozhina paguajnë transport që shkojnë në gjimnaz

Read more ...


Shteti Bektashi, një pretekst. Peka ngre dyshime: Qëllimi është statusi i Kishës Serbe në Kosovë

Gjatë fundjavës u bë publike ideja e krijimit të një shteti Bektashi brenda Shqipërisë, i ngjashëm me modelin e Vatikanit. Për të folur më shumë lidhur me këtë në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan ndodhet eksperti në çështjet e sigurisë, Avenir Peka i cili jep këndvështrimin e tij në qëllimin e kësaj lëvizje.

 

Peka shprehet se përmes kësaj po bëhet përpjekje që të krijohet precedenti për statusin e ardhshëm të Kishës Serbe në Kosovë. Kjo sipas ekspertit hap lojë tjetër,atë  të krijimit të një shteti të vogël serb brenda territorit të Kosovës.

Read more ...


Beleri ‘denoncon’ në Bruksel idenë për krijimin e Sovranitetit të Urdhrit Bektashian

Eurodeputeti grek, Fredi Beleri ka denoncuar në Bruksel idenë e krijimit të Sovraniteti të Urdhrit Bektashian në Tiranë. I kontaktuar nga media greke, Beleri i është drejtuar Komisionit Europian duke ngritur disa pikëpyetje edhe rreth anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

 

Sipas Cnn.gr, bëhet me dije se Beleri i është drejtuar Komisionit Europian duke e pyetur nëse krijimi i këtij shteti shkel marrëveshjet e rënë dakord për rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë dhe veprimet diplomatike që do të ndërmarrë Komisioni, për të siguruar bashkëjetesën paqësore të të gjitha komuniteteve fetare në vendin fqinj.

Read more ...

XS
SM
MD
LG