Propozimi i Berishës për dy gjinitë, Kujtim Gjuzi: Ti ke kryetarin e grupit, mbështetës të LGBT

Përgatitja e partive të vogla opozitare për zgjedhjet e 11 majit u diskutua në ‘Studio Live’ me kreun e Partisë Konsevatore, Kujtim Gjuzi, avokatin Zaçe Islami dhe Sidi Hasanaj nga demokratët euro-atlantikë. Gjuzi komentoi për Arbër Hitajn edhe propozimin e Berishës për dy gjinitë. Sipas tij, Berisha po kopjon Trump, por në grupimin e tij ka njerëz që mbështesin lëvizjen LGBT, duke përmendur me emrin Gazment Bardhin. "Na pëlqen s’na pëlqen, është varianti i Trump. Berisha nuk mund të jetë lideri i një katundi. Shqipëria është nga të parët vende në Evropë.