Monday, 30 December 2024 20:29
Një 15-vjeçar u vu në pranga nga Policia e Tiranës në zonën e Fushë-Mëzezit, ku dyshohej se po qarkullonte me armë zjarri. Në rrjete sociale qarkulloi video e arrestimit të tij ku në momentin që ai u ndalua, u godit me shpulla nga efektivët.
Lidhur me këtë rast ka reaguar Drejtoria Vendore e Policisë së Tiranës e cila njofton se ka pezulluar tre efektivët ndërkohë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar nisjen e një hetimi disiplinor ndaj punonjësve të policisë, për shkelje të rëndë.
Read more ...
Monday, 30 December 2024 14:31
Ashtu siç njoftoi më 21 dhjetor, teksa prezantonte Planin e ri të Veprimit në shkolla, gjatë një bashkëbisedimi me prindër të nxënësve, kryeministri Edi Rama ka përsëritur se do t’i qëndrojë vendimit për mbylljen e rrjetit social TikTok në Shqipëri. Në konferencën e fundvitit me gazetarët, shefi i Qeverisë sqaroi se do të duhen të paktën 6 javë për të vënë në zbatim vendimin, i cili do të jetë në fuqi për një vit.
“Kemi një situatë që ju e njihni lidhur me TikTok-un. Ne nuk lëvizim nga vendimi që kemi marrë dhe siç e kam paralajmëruar është një vendim për impelemtinimin e të cilit do të na duhen 6 deri në 8 javë sepse teknologjikisht është shumë e rëndësishme kjo kohë”, tha Rama.
Read more ...
Sunday, 29 December 2024 23:08
Prindërit e qytetit të Durrësit janë të shqetësuar për mungesën e shërbimit të specializuar pediatrik në spitalin e qytetit, veçanërisht gjatë turnit të tretë dhe në raste urgjente. Raportohet se në vend të pediatërve, fëmijët trajtohen nga mjekë familjarë, të cilët nuk janë të kualifikuar për situata specifike pediatrike. Kjo situatë ka detyruar disa familje të udhëtojnë drejt Tiranës për të siguruar kujdesin e nevojshëm për fëmijët e tyre.
Sipas denoncimeve të prindërve, disa pediatër e kanë kthyer spitalin publik në një “klinikë private,” duke mos respektuar turnet dhe duke munguar në vendin e punës. Ata pretendojnë se këta mjekë shpesh qëndrojnë në shtëpi gjatë turneve të natës, ndërsa mjekët e familjes mbulojnë vendin e tyre.
Read more ...