Tentoi të hidhej nga ura e Bunës me 4 fëmijët, 27 vjeçarja: Ish bashkëshorti më përndjek, vajzën e ka goditur me karikues telefoni

Rikthehet në qendër të vëmendjes rasti i 27 vjeçares e cila tentoi të hidhej nga ura e Bunës së bashku me 4 fëmijët e mitur. Ngjarja ka ndodhur në 17 korrik në Shkodër ndërsa tragjedia është parandaluar pasi kanë ndërhyrë menjëherë forcat e policisë.
E reja 27 vjeçare ka rrëfyer për “Me Zemër të Hapur” tmerrin që ka përjetuar për gjithë këtë kohë dhe vuajtjet që ish bashkëshorti, Ajet Isufi vazhdon dhe i shkakton.Në rrëfimin e saj ajo tregon se ish bashkëshorti i ka dhunuar disa herë fëmijët dhe ndërsa vazhdon dhe e përndjek në çdo moment.