2500 euro për metër katror, por pallatet në komunën e Parisit marrin flakë si letër
Në një zonë ku çmimi për metër katror arrin mbi 2500 euro m/2, një incident i fundit ka vënë në qendër të vëmendjes sigurinë e banesave. Një pallat në Komunën e Parisit, Tiranë, u përfshi nga flakët, duke nxjerrë zbuluar një realitet të hidhur: pas fasadës luksoze dhe çmimeve të fryra, qëndron një standard ndërtimi që shpesh duket më i përshtatshëm për letra sesa për beton të fortë.
Ngjarja ndodhi kur flakët, u përhapën me shpejtësi në të gjithë ndërtesën, duke treguar qartazi mungesën e masave të duhura kundër zjarrit. Disa apartamente u dëmtuan rëndë, ndërsa banorët u evakuuan në panik. Për fat të mirë, nuk pati viktima, por dëmet materiale janë të konsiderueshme.