Po pas Lalit kush e ka radhën?!/“Me pikë dhe prejse” të gjithë detajet që parathonë rënien e Lalit

Raporti i Erion Veliajt me drejtësinë ka ndryshuar në mënyrë radikale në 48 orët e fundit, që pas të enjtes kur ai u mor në pyetje për plot pesë orë në godinën e SPAK. Ka disa elementë që e tregojnë pothuajse e hapur këtë. Së pari, vetë kryebashkiaku, i cili doli pa thënë asnjë fjalë nga dyert e Prokurorisë së Posatçme e kishte zhdukur nga fjalori termin “kolegë”. Në të kundërt ai akuzoi SPAK-un se kishte gjetur pretekstin e një denoncuesi anonim, Nesti Andonit, për të hetuar atë dhe familjarët e tij. Së dyti, ai vuri në punë aparatin e vet mediatik, për të thënë se prokurori i tij Olsi Dade, po shërben si një vegël në funksion të gjuetisë së shtrigave brenda klaneve në PS. Së treti, se me një dokument publik, që pretendohet të jetë hartuar nga mbrojtësit e tij ligjorë, Veliaj denoncoi padrejtësitë e hetimit që po i bëhej.