Lidhje


“Politikanët po ndërrojnë celularët”/ Deklarata e Karamuços: SPAK po përdor inteligjencën i.zraelite, ja si po kontrollohen…

Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço, deklaroi në “Top Story”, sesi SPAK ka në dorë një nga sistemet më të përparuara që kanë organet ligj-zbatuese europiane. Karamuço tha se bëhet fjalë për ‘Cellebrite’, kompani e inteligjencës izraelite që zbërthen celularët, pavarësisht se politikanët së fundmi po përpiqen t’i ndërrojnë sipas ekspertit.

 

Grida Duma: Janë sekuestruar telefonat. Çfarë bëhet me telefonat e sekuestruar

Read more ...


Olta Sharra merr miliardat, fëmijëve të Elbasanit u jep copëza buke e djathi

Në maj të vitit 2022, kryeministri Edi Rama dhe ministrja e atëhershme e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu vizituan nga afër Spitalin Pediatrik të Elbasanit i cili iu nënshtrua rikonstruksionit me një vlerë prej 330 milionë Lekësh.

 

Asokohe Manastirliu tha se korpusi i Spitalit të Elbasanit është një korpus tërësisht i kompletuar për nga pikëpamja e strukturës spitalore, por edha nga pikëpamja e teknologjisë, imazherisë dhe laboratorëve, pa u ndalur fare te ushqimi që duhet të konsumojnë fëmijët e sëmurë.

Read more ...


Kryebashkiaku Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur mëngjesin e ditës së sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. A2 CNN ka siguruar pamjet kur Veliaj mbërrin në SPAK. Po ashtu, mësohet se Veliaj do të japë deklarime në lidhje me hetimin e regjistuar nga Spak për veprën penale të “korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore dhe të zgjedhurve vendorë”.

 

Kujtojmë se pak ditë më parë, BKH me urdhër të SPAK i sekuestroi celularin gruas së Erion Veliajt, Ajola Xoxës, pas një kontrolli të zhvilluar në banesën e tyre, teksa kryebashkiaku nuk ishte në Shqipëri.

Read more ...


Pse SPAK po fokusohet te Ajola dhe jo tek Erioni

Këtë fillim jave bashkëshortja e Erion Veliaj, Ajola Xoxa u vu në qendër të vëmendjes për herë të dytë, që pas të premtes së 6 Dhjetorit, kur agjentët e BKH-së ia behën në shtëpinë dhe zyrat e saj për kontroll, duke i sekuestruar madje edhe celularin dhe shuma të mëdha parash. Të hënën në datë 23, ajo kapërceu pragun e SPAK, në cilësinë e personit që ka dijeni mbi hetimin pasuror të nisur prej afro 1 viti ndaj Veliajt dhe vëllait të tij.

 

Pas këtij fokusimi të projektorëve mediatikë dhe atyre të drejtësisë mbi figurën e bashkëshortes së kryebashkiakut, e cila nuk mban ndonjë funksion publik, natyrshëm lind pyetja: Pse theksi po vihet mbi Ajolën dhe jo mbi Erionin? Pse kur ky i fundit ka dyshime per inceneratotin, 5D, lejet e ndërtimit, në epiqendër është vënë gruaja e tij?

Read more ...


Tragjedi!/49-vjecarja nga Saranda i merr j.eten burrit me s.ëpatë. Prinder te 3 vajzave

Nje ngjarje e rende ka ndodhur ne Sarande ku mesohet ku gruja a i ka marr jeten burrit. Elvira Tahiraj është 49-vjeçarja e cila ka vrare me sepate Llazar Tahiraj, 55-vjeç bashkeshortin e saj. Ata jetonin ne fshatin Metoq të Sarandës dhe ishin prindër të 3 vajzave Cifti grindej shume kohet e fundit dhe problemet e kane cuar ne nje gjendje kaq te rende sa ajo te marre sepaten dhe ta godas. 

 

Ngjarja ka ndodhur kur viktima ishte në gjumë. Në banesë ishte duke fjetur edhe njëra prej tre vajzave të çiftit dhe ka qenë ajo e cila në mëngjes ka  njoftuar policinë pasi ka parë të atin e pajetë.Sipas asaj që tregojnë bashkëfshatarët, çifti Tahiraj kishte mundësi të pakëta ekonomike, pasi punonte vetëm 55 vjeçari, ndërsa për Elvirën tregojnë se vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe nuk kishte kontakt me fqinjët e saj në fshat.

Read more ...

XS
SM
MD
LG