“Po përpiqen ta reduktojnë krimin në një ‘grusht’”- Motra e Egli Progës reagon e revoltuar pas publikimit të ekspertizës mjeko-ligjore: Pse u la të pastrohej vendi i krimit?

Motri e Egli Progës, 42-vjeçarit i cili vdiq pasi dyshohet se u dhunua për vdekje më 10 Gusht në një lokal në Pogradec nga i riu Denis Meçe ka reaguar e revoltuar pas publikimit të ekspertizës mjeko ligjore.Me anë të një postimi të gjatë në Facebook, motra e të ndjerit nuk është dakord me këtë raport, ndërsa akuzon policinë dhe mjekët se po përpiqen që ta reduktojnë krimin në një grusht.Sipas Jonida Progës, vrasja e vëllait të saj është bërë nga dora e kriminelëve, që sic thotë ai kanë pushtuar Pogradecin.Hetimin për vrasjen e Egli Progës, ajo thote se do ta vazhdojë vetë, pasi nuk ka marrë një përgjigje pse ia vranë të vëllain.