Lidhje


Tension në Këshillin e Mandateve: Opozita i hap rrugë arrestimit të Ballukut

 

Sipas raportimeve mediatike dhe parlamentars, është zbardhur qëndrimi i pesë deputetëve të opozitës, anëtarë të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, lidhur me kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit dhe autorizimin për arrestimin e zv/kryeministres dhe deputetes Belinda Balluku.

Burime nga mbledhja me dyer të mbyllura bëjnë me dije se pesë përfaqësuesit e opozitës kanë dalë me një qëndrim të përbashkët, ku kërkojnë që Kuvendi t’i hapë rrugë kërkesës së Prokurorisë së Posaçme. Në dokumentin përfundimtar, ata rekomandojnë që në seancë plenare deputetët të votojnë pro dhënies së autorizimit për arrestimin ose heqjen e lirisë së Ballukut, përmes zëvendësimit të masave aktuale të sigurisë.

Në qëndrimin e tyre, deputetët e opozitës mbështeten në nenet 73, 95 dhe 103 të Kushtetutës, si dhe në nenet 260, 288 dhe 289 të Kodit të Procedurës Penale, përveç referencave në Rregulloren e Kuvendit. Ata i kërkojnë seancës plenare të miratojë kërkesën nr. 43019 Prot., datë 16.12.2025, të paraqitur nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Sipas kësaj kërkese, Kuvendi duhet të autorizojë zëvendësimin e masave aktuale “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” (neni 233 i K.Pr.Penale) dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik” (neni 242 i K.Pr.Penale), me masën më të ashpër të “arrestit në burg” ose “arrestit në shtëpi” për znj. Belinda Balluku, në kuadër të procedimit penal nr. 136 të vitit 2025.

Balluku, e cila aktualisht ushtron funksionet e deputetes, ministres dhe zv/kryeministres, është marrë e pandehur në këtë procedim, pasi dyshohet se ka kryer në mënyrë të përsëritur veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258/2 dhe 25 të Kodit Penal.


Prokuroria ashpërson akuzat: Balluku rrezikon 35 vite burg

 

Belinda Balluku rrezikon deri në 35 vite burg. Kjo ka qenë deklarata e bërë sot nga prokurorë të Prokurorisë së Posaçme të Antikorrupsionit në mbledhjen e Këshilli të Mandateve.

 

Burime brenda mbledhjes me dyer të mbyllura sot në Kryesinë e Kuvendit, tregojnë qëndrimin e prokurorit.

 

Prokuroria: Kemi përgjuar vartës dhe ish-vartës te Ballukut, të cilët kanë pohuar se ajo përdor eksponentë për të kërcënuar. Për shkak të pozitës që mban, ajo mund të kërcënojë vartësit edhe gjatë takimeve, prandaj nevojitet autorizim për arrestim.

 

Vepra penale është kryer në 9 episode të ndryshme. Dënimi mund të rritet ndjeshëm si rezultat i këtij faktori. Në masat e para të kërkuara znj. Balluku rrezikonte deri në 10 vite burg; sot që flasim situata e saj është rënduar dhe me akuzat në këtë moment, znj. Balluku rrezikon deri në 35 vite burg.


Rama me investitorët në helikopter, korçarët në radhë nga Gramshi – dy realitete në të njëjtën ditë!

 

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një vizitë zyrtare në Korçë, ku mori pjesë në prezantimin e projektit “Poli i Dijes”, një investim i ri në fushën e arsimit të lartë. Për të mbërritur në juglindje, Rama ka përdorur helikopterin e Forcave të Armatosura, duke u ulur në stadiumin “Skënderbeu”. Gjatë fjalës së tij, ai theksoi rëndësinë e projektit për zhvillimin universitar dhe për tërheqjen e investitorëve ndërkombëtarë në sektorin e edukimit. Pas përfundimit të aktivitetit në Korçë, kryeministri është nisur po me helikopter drejt Vlorës, ku ka zhvilluar takime të tjera me investitorë dhe ka prezantuar projekte zhvillimore në jug të vendit.

 

Ndërsa në axhendën zyrtare vizitat u paraqitën si pjesë e një turi investimesh strategjike, mënyra e udhëtimit ka ngjallur reagime të forta publike. Përdorimi i helikopterit vjen në një moment kur aksi kryesor Librazhd–Pogradec, që lidh Tiranën me Korçën, është i bllokuar prej ditësh për shkak të rrëshqitjeve të mëdha të dheut në zonën e Arrave të Gurrës. Qytetarët, bizneset dhe turistët janë detyruar të përdorin akse alternative më të gjata dhe më të rrezikshme, duke përballuar vonesa të konsiderueshme dhe kosto shtesë.

 

Sipas zhvillimeve të raportuara deri rreth orës 16:00, aksi Librazhd–Pogradec vijon të mbetet i mbyllur për qarkullim të plotë, ndërsa grupet e ekspertëve gjeologjikë dhe strukturat e Autoritetit Rrugor Shqiptar po kryejnë vlerësime teknike mbi stabilitetin e terrenit. Autoritetet kanë bërë të ditur se hapja e rrugës nuk do të bëhet pa garantuar sigurinë e plotë, duke paralajmëruar se ndërhyrja kërkon kohë për shkak të masës së madhe të materialit të rrëshqitur dhe rrezikut për shembje të tjera. Deri atëherë, qarkullimi devijohet në rrugë dytësore përmes Gramshit dhe zonave përreth, çka ka krijuar fluks të lartë trafiku.

 

Kontrasti mes dy situatave është i dukshëm: ndërsa qytetarët përballen me bllokime, devijime dhe orë të gjata në timon për të arritur në juglindje, kryeministri ka zgjedhur rrugën ajrore për të vijuar normalisht axhendën e tij. Kjo situatë simbolizon hendekun mes realitetit të përditshëm të qytetarëve dhe privilegjeve të nivelit më të lartë qeveritar. Për qeverinë, përdorimi i helikopterit konsiderohet mjet logjistik për të garantuar vazhdimësinë e vizitave zyrtare. Por në një ditë kur rruga kombëtare mbetet e shembur dhe e pakalueshme, pamja e helikopterit që fluturon mbi aksin e bllokuar ka prodhuar më shumë simbolikë sesa fjalimet politike.


Gylenistët e KMSH ftojnë sërish ambasadoren e Izraelit në iftarin e tyre.

 

Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri Galit Peleg ishte sërish e ftuar në iftarin e organizuar nga Komuniteti Musliman. Megjithëse shumë pak përfaqësues të trupit diplomatik të ftuar në këtë iftar, ambasadorja e Izraelit nuk mungon sikurse edhe në iftaret e tjera.


Megjithë gjenocidin e tmerrshëm ndaj muslimanëve në Palestinë dhe dhunimin sistematik ndaj xhamisë së shenjtë Al Aksa në Jeruzalem, gylenistët nuk janë distancuar aspak nga aleanca me Izraelin. Ata në asnjë rast nuk kanë dënuar gjenocidin izraelit ndaj muslimanëve në Palestinë, as dhunimin e xhamisë Aksa.


Në 79 fotografitë e postuara për iftarin në faqen e KMSH-së, gylenistët ishin kujdesur që në asnjë rast të mos dukej pamja e ambasadores izraelite, për shkak të frikës nga reagimi i vazhdueshëm i besimtarëve për praninë e saj në iftar.


Mexhlis në mënyrë të vazhdueshme ka denoncuar aleancën e gylenistëve me Izraelin. Kjo aleancë tregon se organizata Gylen është një vegël dorën e Izraelit dhe ideologjisë ekstremiste rraciste fetare cioniste të tij.

 

Gylenistët në të gjithë botën sikurse edhe në Shqipëri nuk përfaqsojnë interesat e muslimanëve por interesat e jomuslimanëve dhe izraelitëve tek muslimanët.


Orë të tëra në timon/ Rruga Maliq - Lozhan - Moglicë - Gramsh po "sfilit" drejtuesit e mjeteve

Radhë të gjata automjetesh, lëvizje e ngadaltë dhe orë të tëra në timon. Aksi Gramsh - Moglicë - Lozhan - Maliq po përballet me një situatë të rënduar, duke u kthyer në një provë durimi për qindra drejtues mjetesh çdo ditë.

 

Fluksi i lartë i qarkullimit dhe gjendja e amortizuar e rrugës, sidomos në segmentin e Lozhanit, ku aksi është i ngushtë dhe me dëmtime, kanë sjellë vonesa të konsiderueshme.

Read more ...

XS
SM
MD
LG