Rama kritika të forta vlonjatëve!/U kanë dalë trutë nga vendi! Do bien vetë në gropën e gjoksit të tyre

Në takimin që Rama pati me kryetarët e bashkive, nuk la pa përmendur edhe rritjen e pajustifikuar të çmimeve në jug të vendit, duke thënë se kjo është një strategji vetëvrasje.Sipas kreut të qeverisë, duhet të folur me operatorët turistikë në Vlorë dhe Sarandë, në mënyrë që të mos rrisin çmimet në mënyrë të palogjikshme.Teksa u ndal tek vlonjatët, Rama tha se ata janë molla e sherrit, ndërsa i paralajmëroi se “do të bien në gropën e gjoksit të tyre”.
“Qeveria dhe bashkia nuk vendosin dot çmimet dhe as nuk i kontrollojnë apo i imponojnë dot. Por ama në Vlorë, në Sarandë ku janë edhe dy pikat e një rritje absurde të çmimeve është shumë e rëndësishme të flitet me operatorët e hoteleve. Ti thuhet që kjo është jo vetëm e padrejtë, por kjo është strategjikisht vëtëvrasje. Duhet të komunikohet dhe të flitet, që rritja e palogjikshme e çmimeve vjen me një kosto shumë të lartë vitin tjetër.