Lulëzon biznesi i surrogacisë, vajzat shqiptare vetëofrohen si nëna surrogate! Njëra prej tyre ka marrë 29 oferta
Marjana nga Tirana, një 26 vjeçare që deklarohet beqare, thotë se është e gatshme të ndihmojë çiftet heteroseksuale, çiftet LGBT, por edhe gratë apo burrat e vetëm duke e mbajtur një shtatëzani për ta. Interesi për të ka qenë i madh. Ajo ka marrë 29 oferta nga çifte hetereseksuale dhe ato LGBT. Ka midis tyre që janë edhe shqiptarë. Maria nga Dibra, Ola nga Elbasani, Genta nga Korça, Nertila nga Vlora por edhe Aja dhe Hazi nga Tirana, si dhe Aze nga Durrësi thonë se janë të disponueshme për t’u bërë nëna zëvendësuese.
Fraksionet palestineze Hamas dhe Fatah takohen në Egjipt, diskutojnë luftën në Gaza dhe unitetin kombëtar
Grupet palestineze Hamas dhe Fatah kanë zhvilluar bisedime në kryeqytetin egjiptian Kajro për të diskutuar luftën gjenocidale të Izraelit në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu. Këshilltari për media i Hamasit, Tahir al-Nunu, tha se delegacioni i grupit të tij kryesohej nga anëtari i byrosë politike, Khalil al-Hayya, ndërsa nënkryetari i Fatahut, Mahmoud al-Aloul, kryesonte ekipin e grupit të tij. “Këto takime synojnë të diskutojnë agresionin (izraelit) në Gaza, zhvillimet politike dhe ato në terren, si dhe të bashkojnë renditjet kombëtare”, tha al-Nunu.
Vizita e Erdogan në Tiranë/ Nga konferenca me Ramën te inagurimi i xhamisë, zbardhet agjenda e presidentit turk
Ditën e neserme rreth orës 11:00, presidenti turk Rexhep Taip Erdogan do të vizitojë Shqipërinë. Gjatë vizitës në Tiranë të enjten e 10 tetorit, presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, pritet që të bëjë inaugurimin e xhamisë e Namazgjasë.
Gjithashtu, gjatë qëndrimit në Tiranë, Erdogan pritet të ketë edhe një konferencë me kryeministrin Rama në godinën e qeverisë. Presidenti turk do të jetë vetëm disa orë në Tiranë, e me pas do të largohet drejt Serbisë. Zbardhet agjenda e presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan, i cili të enjten e 10 tetorit, do të zhvillojë një vizitë në Tiranë.
"500 euro ban, takohemi andej nga Miloti"/Si shiteshin maskat për kriminelët në tiktok
Ndershmëria, ky moral në zhdukje tek shqiptarët/I jepte vetes 15 mijë euro rrogë në muaj, shkarkohet drejtoresha e kompanisë shtetërore “IdentiTek”
Rreth një vit e gjysmë ka zgjatur për Loina Priftin emërimi në krye të kompanisë shtetërore të prodhimit të pasaportave biometrike dhe kartave të identitetit. Lapsi.al mëson se “super drejtoresha” me pagë 15 mijë euro në muaj është shkarkuar nga detyra prej ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha. Bashkë me të janë larguar edhe vartës të saj, të cilët dyshohen për abuzim në menaxhimin e kompanisë shtetërore.
Pak javë më parë Ministria e Brendshme kishte dërguar një grup auditimi në “IdentiTek” dhe janë konstatuar një sërë shkeljesh në menaxhimin e fondeve dhe praktikave ligjore të ruajtjes së të dhënave sensitive. Për këtë të fundit madje janë njoftuar edhe institucione të tjera në vend.