“E gjeja mjeken duke luajtur në telefon”/ I vdiq foshnja, babai mes lotësh: Mos i ka rënë nga dora…
Një foshnje vetëm 5 ditëshe ka humbur jetën në maternitetin e Vlorë më datën 4 tetor, duke ngritur pikëpyetje të shumta te familjarët, të cilëve nuk u ishte thënë në asnjë moment se foshnja kishte ndonjë anomali apo problem shëndetësor. Pas ngjarjes, prindërit kanë bërë denoncim, ndërsa është proceduar në gjendje të lirë mjekja neonatologe e maternitetit, shtetasja Idajete Cane, 53 vjeçe, e cila dyshohet për kryerjen e veprës penale “Mjekim i pakujdesshëm”
Në një lidhje “Skype” për “Shqipëria Live”, babai i foshnjës Neritan Halilaj, me lot në sy ka treguar gjithë çfarë ka ndodhur, dhe arsyen pse mendon se foshnja ka ndërruar jetë për gabim të mjekëve.